Ndikimi i motit të ftohtë në lëkurën e foshnjave

Life style

Ndikimi i motit të ftohtë në lëkurën e foshnjave

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Lëkura e foshnjës është 5 herë më e hollë se tek të rriturit, kështu rrjedhimisht edhe më e ndjeshme e kjo theksohet edhe më tej kur ka ndryshime të motit.

Lëkura e tyre prodhon shumë më pak melaninë, sesa tek të rriturit, andaj është tejet e bardhë dhe me mbindjeshmëri.

Mirëpo për shkak ndjeshmërisë dhe ndryshimeve të temperaturave në sezonin e ftohtë të dimrit, kujdesi për lëkurën e tyre duhet të shtohet, kjo pasi që moti i ftohtë mund të shkaktojë skuqje, tharje dhe ekzema në të.

E kremrat e ndryshëm luajnë rolin e tyre të preventivës për këto probleme, andaj kremi hidratues në këto periudha është më se i domosdoshëm.

Duart dhe fytyra duhet të mbrohen mirë gjatë shëtitjeve e nëse lëkura e bebes është e thatë, duhet të përdorni kremin 2-3 herë në ditë derisa të zhduket kjo thatësi, mirëpo duhet pasur kujdes edhe me kremin që e përdorni, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë produkte me aromë. Në përgjithësi, produktet e pastrimit dhe të kujdesit për të rriturit nuk duhet të përdoren në lëkurën e foshnjave dhe të bebeve.

Mirëpo edhe ekspozimi në diell te foshnjat nuk duhet të mungojë, por me kujdes të shtuar, pasi që për shkak të përmbajtjes së ulët të melaninës, lëkura e foshnjës mund digjet shumë shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat