Rrëfehet 28 vjeçarja: Pasi pi, bëj seks të egër me ish të dashurin, i cili është i martuar dhe...

Lifestyle

Rrëfehet 28 vjeçarja: Pasi pi, bëj seks të egër me ish të dashurin, i cili është i martuar dhe...

Nga: B.S Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Një vajzë 28 vjeç ka rrëfyer për The Sun se bën vazhdimisht seks me ish të dashurin e saj, i cili është i martuar dhe ka një fëmijë, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se ajo dëshiron ta largojë atë nga jeta e tij dhe e bllokon atë vazhdimisht në telefon por sapo pi e zhbllokon dhe e thërret dhe ai vjen menjëherë.

Rrëfimi i plotë:

Po bëj seks të mahnitshëm me ish të dashurin tim, tani të martuar.

Do të doja ta ndaloja këtë por sa herë e shmang atë dhe e bllokoj, përfundoj e vetmuar dhe duke pirë dhe e thërras sërish numrin e tij. Dhe menjëherë ai vjen në banesën time dhe bëjmë seks natën vonë.

Ai nuk rr dhe duhet të kthehet dhe një natë pasi bëmë seks ai shkoi te gruaja dhe fëmija i tij dhe më la mua të vetmuar dhe të përdorur.

Unë jam 28 vjeç, ndërsa ai 31. Ne u njohëm në punë 6 vite më parë por pas 18 muajsh ai u nda pasi nuk e shihte lidhjen tonë se po shkonte mirë.

Isha e shkatërruar, derisa unë mendoja në mënyrë sekrete që ne një ditë të martohemi.

Por më pas, 1 muaj e gjysmë më vonë ai më thirri. Se do të fillonim izolimin dhe e dija që ai ishte i dehur kur më pyeti se si jam.

Dhe unë u kënaqa me tërheqjen nga ai, derisa dhe jetoj vetëm. Dhe kështu ai erdhi te une dhe të them të drejtën, seksi ishte shumë më mirë se kur ishim çift.

Ne e bënim atë çdokund dhe isha shumë më aventureske. E di se kjo që po bëj është gabim dhe vazhdimisht e bllokoj atë, e vendosur që ta largoj nga jeta ime.

Por më pas pi, e zhbllokoj atë dhe ai sërish vjen te unë.

Ai erdhi te unë natën e kaluar dhe ai më çoi në shtrat ende pa pirë një pije.

Seksi ishte i kënaqshëm por ai menjëherë u vesh që të shkonte dhe derisa unë u përpoqa ta përqafoja dhe i thash të rrinte edhe pak, ai refuzoi.

“Mos më blloko më”, më tha ai natën e kaluar. Të nesërmen e bllokova sërish pasi prita por nuk pati asnjë sinjal nga ai.

Unë jam e vendosur që ta bllokoj atë dhe ta largoj nga jeta ime por kam frikë se e thërras sapo pi pak.

Përgjigja e psikologes:

Thellë në zemër ti e di se ai nuk mund ta lë gruan, sidomos kur mund të ju ketë të dyjave.

Bëhu e ftohtë dhe mos e kontakto. Nëse ti vërtetë dëshiron, mund ta gjesh dikë të duhur për ty, me të cilin mund të jesh.

Merru me gjëra të reja, njih njerëz të rinj dhe bëj gjëra që të të mbajnë të zënë.

Ti e meriton të kesh dikë në jetë që të vlerëson dhe jo dike që të ka fshehtas në skaj të jetës së tij./BS/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat