Meshkujt dhe femrat e shohin ndryshe punën

Life style

Meshkujt dhe femrat e shohin ndryshe punën

Më: 16 janar 2022 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Këndvështrimet e meshkujve dhe femrave në të shumtën e rasteve janë të ndryshme në situatat të ngjashme.

Një anketë e kryer në SHBA vuri në dukje pikëpamjet e ndryshme të dy gjinive për situata të njëjta në vendin e punës. E përbashkëta e vetme, ishte optimizmi i tyre se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen, mbase pas pesë vitesh.

Shumica e meshkujve të anketuar, rreth 58% e tyre, mendojnë se meshkujt dhe femrat paguhen njësoj për punë të njëjtë, ndërkaq më pak se gjysma e grave rreth 42%, kanë të njëjtin mendim.

Vetëm 1/3 e meshkujve, pra 32% mendojnë meshkujt paguhen më shumë për punë të barabarta, ndërsa pjesa më e madhe e femrave të anketuara, 68% e tyre, mendojnë se meshkujt paguhen më shumë se ato për të njëjtat punë.

Vetëm 1/3 e meshkujve, 34%, mendojnë se gratë hasin në vështirësi në marrjen e vendimeve për shkak të paragjykimeve gjinore. Nga ana tjetër, 2/3 e seksit femër, më saktë 66% e tyre, besojnë se grave u mohohen pozicionet udhëheqëse pikërisht për shkak të pabarazisë gjinore.

38% e meshkujve të anketuar ndajnë përshtypjet negative për lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët e pjesëmarrjen e këtyre në forcën punëtore. Në raport me meshkujt, 62% e femrave mendojnë kështu.

Sa i përket ngacmimeve seksuale, vetëm 1/3 e meshkujve, 38% e tyre, e cilësuan këtë si problem të madh, krahasuar me 62% e femrave. Një gjë për të cilën të dyja gjinitë ranë dakord është se ngacmimet seksuale në punë nuk duhet të tolerohen. ¼ e meshkujve, 27% e tyre dhe 1/4 e femrave, 25% e tyre, mendojnë se ky problem do të zgjidhet deri në 2020-ën.

Ngacmimet seksuale në punë ndodhin rregullisht. 1/3 e femrave, pra 29% e tyre konfirmuan se e kanë përjetuar një eksperiencë të tillë në punë, krahasuar me 13% të meshkujve.

Mospërputhja më e madhe mes dy gjinive rreth vendit të punës, është pikërisht çështja e prindërimit. ¼ e meshkujve, 24% e tyre, thanë se hasej mungesa e ndjeshmërisë për shkak të përgjegjësive prindërore, nga ana tjetër 76% e femrave u shprehën se mendojnë kështu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat