Fantazmat në ëndërr: ç'kuptim kanë, mësojeni tani

Life style

Fantazmat në ëndërr: ç'kuptim kanë, mësojeni tani

Më: 19 janar 2022 Në ora: 22:41
Ilustrim

Bota e ëndrrave është mjaft misterioze dhe tepër tërheqëse. Ndonjëherë njerëzit kanë ëndrra mjaft të çuditshme, për shembull, pse ëndërrojmë fantazmat? Kjo tregon se ju ndiheni të shkëputur nga jeta dhe shoqëria. Mundohuni të kuptoni se çfarë dëshiron fantazma apo çfarë kërkon.

Të shihni fantazmën tuaj në ëndërr, evokon aspektet e vetes që keni frikë. Kjo mund të përfshijë një kujtim të dhimbshëm, faj, ose disa mendime të shtypura.

Ose mund të keni frikë nga vdekja. Nëse ëndërroni që të ktheheni në një fantazmë nënkupton që ju jeni të dëshpëruar për të shpëtuar nga një situatë.

Nëse ëndërroni se fantazmat po përpiqen t’ju vrasin, nënkupton se jeni gati të përballeni me të kaluarën tuaj dhe emocionet tuaja të shtypura, pavarësisht se sa e dhimbshme mund të jetë për ju.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat