Receta që shëron edhe tullacërinë e trashëguar, rrit vetullat

Life style

Receta që shëron edhe tullacërinë e trashëguar, rrit vetullat

Më: 21 janar 2022 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Vaji i ricinit është shumë efikas në forcimin dhe rritjen e flokut, qerpikëve dhe vetullave. Ky vaj është i pasur me vitaminën E, minerale dhe proteina, e posedon përbërës kundër baktereve dhe kundër kërpudhave. Është i pasur edhe me aminoacidet omega 9, që ushqejnë flokun dhe folikulat. Vaji i ricinit shërben edhe në përmirësimin e sistemit të tretjes, por edhe te proceset inflamatore në zorrë.

JA KU NDIHMON VAJI I RICINIT

Problemet gastrointestinale, problemet menstruale, relakson muskujt, dhimbjet e kokës, aknet, parandalon edhe lajmërimin e puçrrave, skuqjet e diellit, problemet e lëkurës, kundër zbokthit dhe infeksioneve me mikrobe. Vaji i ricinit përdoret edhe si ilaç nëse vuani nga gurët në veshka, te sindroma e zorrëve të irrituara, nyjat e dëmtuara, problemeve të tretjes dhe ngërçet menstruale. Për të pasur lëkurë të shëndetshme, mjafton që disa pika vaj ricini të hidhni në një garzë dhe ta vini drejtpërdrejt në lëkurë. Nëse dëshironi që ta shtoni efektin e tij, sipër garzës së vënë, vendosni një shishe me ujë të ngrohtë dhe e lini të veprojë për 60 minuta. Përdoreni tri herë në javë.

VAJI I RICINIT PËR RRITJE TË VETULLAVE

Përbërësit: 20 ml pantenol, 30 ml vaj ricini, 15 pika të hudhrës. Rregullisht lyeni vetullat me këtë tinkturë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat