Kjo lloj unaze fejese është trendi më i ri mes Vip-ave në Hollywood

Life style

Kjo lloj unaze fejese është trendi më i ri mes Vip-ave në Hollywood

Më: 23 janar 2022 Në ora: 10:10
Ilustrim

Çfarë kanë të përbashkët Emily Ratajkoëski, Ariana Grande dhe Megan Fox? Të treja këto personazhe të famshme kanë të gjitha unaza fejese me dy gurë, tendenca më e fundit për të zbukuruar gishtat e kur fejohen.

Ky model i veçantë është është klasik dhe i përjetshëm, por gjithsesi duket si modern, veçanërisht kur rimodelohet me gurë të çmuar më shumëngjyrësh si turmalinë, topaz dhe safir blu - ose prerje të veçanta diamanti apo smeraldi.

Edhe pse stilet e unazave me dy gurë janë në qendër të vëmendjes tani ato në fakt nuk janë diçka e viteve të fundit. Të njohura edhe si unaza “toi et moi” (frëngjisht "ti dhe unë") këto modele të unazës  së fejesës kanë qenë në modë për dekada.

Një avantazh i spikatur në lidhje me këtë dizajn unik është se ato ofrojnë më shumë personalizim sesa unaza standarde e diamantit me një gur, kështu që ju (ose i dashuri juaj) mund të krijoni një unazë vërtet të veçantë.

Dhe ajo që është pjesa më e bukur është se nëse nuk keni mundësi ose nuk dëshironi një diamant në unazën e fejesës, mund të përdorni gurë të ngjashëm, apo me ngjyra, me nuance, rozë, të verdhë, etj., sepse do të dukej shumë bukur. Gjithçka që ju duhet është një dashuri  e madhe dhe dikush që t’ju propozojë.

Image
Kjo lloj unaze fejese është trendi më i ri mes Vip-ave në Hollywood
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat