Si ta kuptoni vetëm nga mesazhet që ai ka interes ndaj jush

Life style

Si ta kuptoni vetëm nga mesazhet që ai ka interes ndaj jush

Më: 26 janar 2022 Në ora: 06:55
Foto ilustrim

Kur kemi interes për dikë arrijmë deri aty sa të analizojmë edhe emoji-n e dërguar prej tij/saj. Komunikimi përmes mesazheve nuk është gjithnjë i qartë dhe shpesh na konfuzon, por disa shenja mund t’i besojmë 100%. Si ta kuptoni që personi me të cilin po flisni ka interes ndaj jush?

1. Kthejnë përgjigje shpejt

Ju e dini sa e rëndësishme është koha për të kuptuar interesin e dikujt, por sidoqoftë mos u nxitoni. Ka plot raste përjashtuese, prandaj mos dilni në konkluzione të nxituara. Sidoqoftë, fakti që ata kthejnë përgjigje të shpejta tregon se prioriteti jeni ju.

2. Përgjigjet nuk janë të shkurtra

Nuk ka “po”, “jo”, ose emoji në përgjigjet e tyre. Kur dikush do të tregojë që ka interes ndaj teje do të të flasë gjatë, do tregojë detaje nga dita e tyre si dhe do të të pyesë.

3. Ti do jesh në dijeni nëse ai/ajo është i/e zënë

Nëse janë vërtet të interesuar për ty do ta bëjnë të qartë kur janë të zënë, pasi nuk duan të të krijojnë asnjë lloj dyshimi. Kjo tregon që personi përballë ka konsideratë për ju dhe qëllimi për t’ju njohur është serioz.

4. Fillon të përdorë “ne” gjatë bisedave

E ke vënë re që ka filluar të flasë në shumës? Do të thotë se për të je partnere potenciale me të cilën do të donte të bënte shumë gjëra.

5. Keni filluar përdorni edhe pseudonime me njëri-tjetrin

Një tjetër shenjë që tregon se pëlqimi po shkon drejt një niveli tjetër. Ose të paktën flirti është bërë edhe më interesant.

6. Gjejnë mënyra interesante për të zgjatur bisedën

Shenjë e qartë që tregon se nuk do që bisedat mes jush të përfundojnë! Edhe pse mund të jetë mesi i natës dhe nesër duhet të zgjohet herët, ata flasin për gjithçka vetëm që të flasin sa më gjatë me ju.

7. Tregohen të kujdesshëm

Një tjetër formë që tregon se janë të interesuar ndaj jush është kur ju bëjnë pyetje të tipit: “Arrite mirë në shtëpi”, “u lodhe sot”, apo thjesht “si shkoi dita”? Janë gjëra të thjeshta, por qartazi tregojnë interes.

8. Ndajnë me ju gjëra që i bëjnë për të qeshur

Sepse duan që edhe ju të qeshni.

9. Ju shkruajnë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje

Kjo tregon se jeni mendimi i parë dhe i fundit, prandaj vlerësojeni.

10. Bisedat me ta rrjedhin

Ti je shumë e çiltër kur kthen përgjigje dhe s’ndihesh kurrë në siklet. Kjo sepse komunikimi me të vjen natyrshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat