Helmet paralizuese të botoksit mund të shpërndahen edhe në pjesë të tjera të trupit

Life style

Helmet paralizuese të botoksit mund të shpërndahen edhe në pjesë të tjera të trupit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Helmet paralizuese brenda botoskit mundet të udhëtojnë brenda pjesëve të tjera të trupit tuaj, ka bërë të ditur një studim i ri alarmues. Injeksioni që e sfidon moshën ishte aprovuar në vitin 2002, për t'u injektuar ndërsa që kemikatet e tij që ngrijnë muskujt nuk do të lëviznin prej hapësirës së injeksionit.

Në vitin 2009, Administrata Amerikane për Ushqim dhe Barna ka paralajmëruar se kishte një hulumtim rreth helmit të botulizmit - substancë aktive kjo - do të mund të përhapej tutje se sa qelizat që i kishin për objektiv. Por tani, një ekip nga "University of Wisconsin Madison", ka konfirmuar se teoria ishte një eksperiment i paparë shkencor.

Raporti, i publikuar në revistën "Cell Reports", është përshkruar si fakti më bindës përfundimtar kundër botoksit. Kjo ngre frikë se ata që kanë përdorur botoks mund të kenë më shumë probleme anësore shëndetësore për një periudhë të gjatë kohore, ndërsa që industria këtë nuk e ka cekur.

Sipas autorit të hulumtimeve, Edwin Chapman, profesori në "University of Wisconsin Madison", ku studim në mënyrë të qartë ka treguar efektin e gjerë. 'Çdo herë një fraksion i helmeve vepron në mënyrë lokale (në nervin e parë të qelizës që e kontakton), e një tjetër fraksion vepron në distancë', shpjegon Chapman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat