Femra bëni kujdes, po e rrezikoni shëndetin me këtë veprim

Life style

Femra bëni kujdes, po e rrezikoni shëndetin me këtë veprim

Më: 27 janar 2022 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Viteve të fundit, kur është bërë modë udhëtimi me makinë, shumë njerëz po rrezikojnë shëndetin me ecjen minimale gjatë ditës.

Kujdesi ndaj fëmijëve, punët e shtëpisë kanë qenë shkaktarë që femrat nuk kanë pasur kohë mjaftueshëm për tu marrur me aktivitete fizike.

Sipas studimeve të fundit, shumica e meshkujve bëjnë deri 10 mijë hapa në ditë, ndërsa femrat e kanë të pamundur të arrijnë këtë shifër.

Femrat gjatë ditës llogaritet se bëjnë përafërsisht 4,908 hapa deri në 5982.

Zbulimi ka ardhur nga teknologjia, të cilën të gjithë smartfonët e kanë. Përmes aplikacionit, kanë arritur të zbulojnë se sa hapa bëhen zakonisht gjatë ditës nga të dyja gjinitë.

Ekspertet e çështjes u bëjnë thirrje femrave që të ecin më shumë, në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e tyre, duke u prekur nga sëmundjet e zemrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat