Disa këshilla se si ta merrni veten pas një nate pa gjumë

Life style

Disa këshilla se si ta merrni veten pas një nate pa gjumë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Kush ka fëmijë e kupton këtë artikull. Një natë pa gjumë, teksa i vogli/e vogla qan dhe nuk pushon deri në orët e para të mëngjesit. Ndërkohë kur pushon fëmija, duhet të bëhesh gati për në punë? Aq e lodhur sa je, nuk ke fuqi të lëvizësh nga krevati, jo më të ngrihesh edhe të shkosh në punë. Gjithsesi, duhet ta bësh një sakrificë, pasi shefat nuk mund të të mirëkuptojnë natën pa gjumë që ke kaluar. Ne sot përmes këtij artikulli do t’ju japim disa këshilla, sesi ta merrni veten pas një nate pa gjumë.

Bëj një dush me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë

Një dush me ujë të ngrohtë ose të ftohtë përpara se të shkoni në punë do t’ju zgjojë nga gjumi. Provojeni, dhe do të shikoni që do të jeni më të kthjellët edhe pas një nate pa gjumë.

Mos u shtri për të fjetur 5 minuta

Mos u shtri për të fjetur 5 minuta me idenë se do pushosh, pasi do të jetë më keq. Një gjumë i shkurtër do t’ju bëjë me dhimbje koke.

Mos qëndroni në diell

Nëse mendoni se rrezet e diellit do t’ju zgjojnë nga gjumi, e keni gabim. Ato ju përgjumin akoma edhe më shumë, prandaj mundohuni ta shmangni diellin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat