Po përpiqeni të keni vetulla më të trasha? Kujdes nga ky gabim

Life style

Po përpiqeni të keni vetulla më të trasha? Kujdes nga ky gabim

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Kush nuk do të dëshironte vetulla të plota dhe të trasha? Ndryshe nga një dekadë më parë, vetullat me formë të mirë janë pamja që të gjithë dëshirojmë duke ditur se sa të rëndësishme janë për fytyrën. Vetullat janë “korniza” e syve dhe patjetër që e keni kuptuar nëse keni gabuar me formën e tyre.

Tani ka produkte të panumërta në treg që do t’ju ndihmojnë t’u jepni formën e duhur si serumet speciale që ndihmojnë në rritjen e fijeve, deri te lapsat e vetullave. Por kur duam të heqim qimet e panevojshme, ndodhin “aksidente”. Nëse po përpiqeni të korrigjoni gabimin, duhet të dini një këshillë të thjeshtë.

Shmangni aplikimin e produkteve për kujdesin e lëkurës në vetullat tuaja.

“Ne priremi t’i shohim vetullat si lëkurë, por në realitet këtu janë gjëndrat e qimeve. Nëse nuk vendosim diçka në kokë, pse ta vendosim në vetull? “, shpjegon ekspertja Sania Vucetaj. Përpiquni të mos aplikoni produktet e fytyrës në zonën e vetullave pasi kjo do të pengojë rritjen dhe trashjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat