Lajm i keq për ata që kanë bërë të paktën 1 tatuazh

Life style

Lajm i keq për ata që kanë bërë të paktën 1 tatuazh

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Shumë bojëra tatuazhesh përmbajnë metale të rënda që janë lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë kancerin dhe sëmundjet neurodegjenerative.

Ndër metalet e tjera që gjenden në tatuazhe janë merkuri, plumbi, antimoni, beriliumi, kadmiumi dhe arseniku.

Mërkuri është një neurotoksinë, që do të thotë se ka një efekt negativ në sistemin nervor. Mund të shkaktojë dëmtim të trurit dhe të çojë në çrregullime fizike dhe emocionale.

Plumbi ndërhyn në një sërë procesesh të trupit dhe është toksik për shumë prej organeve dhe indeve të trupit, duke përfshirë zemrën, kockat, zorrët, veshkat, sistemin nervor dhe riprodhues.

Në raste të rënda, simptomat e helmimit nga plumbi, mund të përfshijnë konvulsione, koma dhe vdekje. Simptoma të tjera që zakonisht lidhen me ekspozimin ndaj plumbit përfshijnë dhimbje barku, konfuzion, dhimbje koke, anemi dhe nervozizëm.

Antimoni, ekspozimi ndaj antimonit, mund të shkaktojë acarim të syve, lëkurës dhe mushkërive. Ndërsa ekspozimi vazhdon, mund të shfaqen probleme më serioze, si sëmundje të mushkërive, probleme me zemrën, diarre, të vjella të rënda dhe ulçera në stomak.

Beriliumi raportohet si kancerogjen i kategorisë së parë AEPA. Ekspozimi ndaj tij mund të shkaktojë sëmundjen kronike si dhe një sëmundje e zakonshme fatale e mushkërive.

Kadmiumi është një metal i rëndë që paraqet rreziqe serioze për shëndetin e njeriut, duke përfshirë dëmtimin e veshkave, kockave dhe mushkërive.

Arseniku është një kancerogjen i njohur dhe studimet e reja kanë zbuluar gjithashtu se ekspozimi ndaj niveleve më të larta të arsenikut çon në dëmtime gjenetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat