Gratë bien dakord për këtë! Burrat që janë më të mirët në shtrat ndajnë të njëjtin tipar

Life style

Gratë bien dakord për këtë! Burrat që janë më të mirët në shtrat ndajnë të njëjtin tipar

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 22:40
Foto ilustrim

Nuk mund ta dimë menjëherë nëse akti seksual me partnerin e ri do të jetë i mirë apo i keq, kush do të jetë i dashuri, nëse do të jemi të kënaqur apo do të duam të ikim…

Megjithatë, sipas ekspertëve, ekziston një tipar më i zakonshëm për meshkujt që kanë dëshmuar se janë dashnorë të mirë.

Një studim i publikuar në “Socioaffective Neuroscience & Psychology”, pasi hulumtoi historinë seksuale të grave të anketuara, zbuloi se me çfarë partnerësh kishin bërë seksin më të mirë dhe kishin arritur orgazëm.

Pjesëmarrëset nuk ishin të martuara apo në një ndonjë lidhje, për të shmangur dhënien e vlerësimeve më të larta nga besnikëria dhe solidariteti ndaj partnerit (nëse ai vërtet nuk e meriton).

Të anketuarat ishin deri në 69 vjeç dhe testi zgjati 70 minuta.Ato iu përgjigjën pyetjeve rreth jetës seksuale, ndërsa nga përgjigjet e tyre studiuesit dolën në një përfundim unik.

Shumica e grave zbuluan se kishin pasur marrëdhëniet më të mira seksuale me burra që ishin pa mëdyshje – gaztorë.

Kjo doli të jetë një tipar i shkëlqyer që sugjeron se një mashkull është i qetë në situata të ndryshme, madje edhe në shtrat. Kjo është e nevojshme për komunikimin mes partnerëve, si dhe për relaksimin e një gruaje para se të hyjë në një marrëdhënie me një partner të ri, dhe kjo çon më pas në seks më të mirë.

Një tipar tjetër kishte të bënte me burrat krijues. Ata janë gjithashtu kreativë në shtrat dhe kanë dëshmuar se janë më të interesuar për partnerët dhe kënaqësinë e tyre sesa ata burra që janë më pak krijues (dhe më pak të zgjuar). /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat