Eliksiri i bërë në shtëpi do të ringjallë edhe bimët më të ndjeshme

Life style

Eliksiri i bërë në shtëpi do të ringjallë edhe bimët më të ndjeshme

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Ju duhen tre përbërës dhe do të rriten me një shpejtësi të paparë!

Nëse i doni dhe i kultivoni bimët e shtëpisë, me siguri do t’ju vijë të paktën pak keq kur, me gjithë përpjekjet që keni bërë, bima ende dështon.

Mos u dëshpëroni, sepse një eliksir i bërë në shtëpi mund t’ju ndihmojë t’i rigjeneroni bimët! .

Gjithçka që ju nevojitet janë disa përbërës: lëvore bananeje, lëvozhga të një veze, një filxhan llum kafeje, pak ujë dhe një blender.

Hidhini të gjithë këta përbërës në blender, përziejini për një deri në tre minuta, më pas hidheni përzierjen në një shishe, shtoni ujë dhe ujisni lulet.

Ky eliksir do të rikuperojë dhe forcojë bimët, do t’i ndihmojë ato të rriten më shpejt dhe çelësi është në përbërësit që janë të këndshëm për bimët. Ndërsa bimët nga lëvoret e bananes thithin vitamina dhe minerale që i forcojnë ato, llumi i kafes dhe lëvozhgat e vezëve ushqejnë dheun.

Ajo që duhet të keni parasysh është që të derdhni shumë pak nga ky eliksir në lulet në vazo sepse është shumë i koncentruar dhe më pas kënaquni duke parë bimët tuaja të rriten! /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat