Iu duket sikur jeni bërë të varur nga telefoni? Ja çfarë duhet të bëni që ta largoni atë

Life style

Iu duket sikur jeni bërë të varur nga telefoni? Ja çfarë duhet të bëni që ta largoni atë

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Një studim zbuloi se në mesin e 81 për qind të të rriturve në Shtetet e Bashkuara që përdorën video thirrje për t’u lidhur me të tjerët që nga fillimi i pandemisë, 40 për qind thanë se ndiheshin të lodhur nga ato telefonata dhe 33 për qind thanë se janë përpjekur të zvogëlojnë sasinë e kohës që ata shpenzojnë në internet ose në telefonat e mençur të tyre.

Përdorimi i telefonit, ka si të mirat, ashtu edhe të kqijat e veta.Ndonjëherë, bëhemi të lumtur, duke komunikuar me njerëzit e tjerë, por ekspertët thonë se shumë njerëz duan ta shkurtojnë kohën e qëndrimit të tyre në telefon.

Por, ata gjithashtu shprehen se ka forma për ta reduktuar qëndrimin në telefon, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.

Metoda e parë është të filloni një lloj “agjerimi”, që nënkupton të mos e përdorni telefonin për disa orë. Sa kohë do të vendosni të “agjëroni” do të varet nga niveli juaj i përdorimit.

Një person me përdorim mesatar të telefonit mund të fillojë me një “agjërim” 24 orësh.

Një agjërim i vërtetë mund të mos jetë praktik për shumë njerëz, qoftë për arsye pune apo personale, por qëllimi është që t’i afroheni sa më shumë shmangies së plotë.

Pas kësaj, ekspertët sugjerojnë që të bëhet një reflektim se si dëshironi të jetë marrëdhënia juaj me telefonin në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat