Për çfarë të flisni kur në takimet e para ju pushton ajo heshtja e sikletshme

Life style

Për çfarë të flisni kur në takimet e para ju pushton ajo heshtja e sikletshme

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Kur bisedat bazike mbarojnë, ndodh që në një takim të parë të pushtojë heshtja dhe le ta pranojmë që janë çastet më të sikletshme. Me siguri të dy po mendoheni për çfarë të flisni tani dhe meqë asgjë s'ju vjen ndërmend, luteni që të jetë personi përballë që ta hapë temën i pari.

Në fakt, kur ky moment vjen, shijojini për pak çastet e heshtjes dhe pastaj kaloni në diskutime më "serioze". Temat në vijim janë fiks për t'ju shpëtuar kur s'di nga t'ja mbash!

1.Flisni për fëmijërinë

Kujdes! Jo sikur jeni në terapinë e radhës. Flisni për vendin ku jeni rritur, si ishte qyteti ose lagjia, për ndonjë ndodhi me humor nga koha kur ishit të vegjël; pra për të tilla tema.

2.Familjet

Është e habitshme sesi edhe pasi kaloni një kohë të gjatë me dikë, mund të mos keni as idenë më të vogël cili është profesioni i prindërve të tij. Po ashtu, marrëdhënia me prindërit zbulon goxha për një person, në këtë mënyrë mund ta keni më të lehtë për të menduar më qartë nëse doni t’i vazhdoni gjërat me të, apo jo. Mund të shkoni përtej pyetjes: "ku të punon babi". Zbuloni diçka më shumë për mënyrën e rritjes së njeriut që ke përballë.

3.Vendet ku keni jetuar ose udhëtuar

Jo vetëm që do të mësoni gjëra të reja për një vend ku mund të mos keni qenë kurrë, por do të zbuloni edhe eksperiencat që e kanë kalitur personin që keni përballë.

4.Kafshët shtëpiake

Kushdo që ka një kafshë shtëpiake, e kupton mirë dëshirën për të folur pafund për të. Nëse një prej palëve ka një të tillë, do të jetë një bisedë goxha argëtuese për t’i dhënë fund heshtjes së varrit.

5.Pakënaqësitë në punë

Të lejosh dikë që të flasë për gjërat që nuk i pëlqejnë nga puna, së pari do ta bëjë atë më të hapur, dhe së dyti, do të kuptoni më mirë se cilat janë objektivat e tij/saj në karrierë.

6.Shoqërinë

Të tregosh interes për shoqërinë e tjetrit, do të thotë se je i gatshëm që të pështatesh në jetën e tij/saj.

7.Aktivitetet pas pune

Të pyesësh drejtpërdrejt dikë se çfarë i pëlqen të bëjë në kohën e lirë, mund ta vërë disi në siklet. Por, nëse e pyesni me lezet se cili ka qenë filmi apo koncerti i fundit që ka parë, mund t’i hapë rrugën një bisede goxha interesante.

8.Eksperiencat e mëparshme me takimet

Vetëm nëse keni tolerancë të lartë ndaj gjërave që mund të bëhen të sikletshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat