Çfarë të bëni kur nuk dini çfarë të vishni?

Life style

Çfarë të bëni kur nuk dini çfarë të vishni?

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Qoftë nëse jeni duke u bërë gati për punë në mëngjes, për një mbrëmje apo për kafe me miqtë, herë pas here gjendeni në një situatë ku nuk dini çfarë të vishni. Në varësi të rastit, përpiqeni të jeni mjaft elegant dhe të theksoni linjat por jo të tregoni sikur jeni përpjekur shumë.

Një këmishë e bardhë është një zgjedhje e mirë, pavarësisht nga rasti, gjithçka varet nga ajo me çfarë e kombinoni. Për punë mund të zgjidhni një xhaketë dhe pantallona të së njëjtës ngjyrë ose një fund të çdo modeli. E bardha është një ngjyrë universale dhe përshtatet me gjithçka.

Për daljet me miqtë mund të zgjidhni një këmishë “oversize”, mbi të cilën do të vendosni për shembull një rrip. Mund ta vendosni edhe në një fund lëkure apo pantallona të shkurtra. Për variantin e përditshëm, këmisha e bardhë kombinohet në mënyrë ideale me xhinse dhe atlete të çdo modeli apo ngjyre.

Në këtë periudhë më të ftohtë të vitit mund ta kombinoni me dollakë apo pantallona dhe çizme komode. Ky look është i përshtatshëm për fjalë për fjalë çdo rast. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat