Shokohet adoleshentja: Mami po e tradhton të fejuarin me ...

Lifestyle

Shokohet adoleshentja: Mami po e tradhton të fejuarin me ...

Nga: Bota sot Më: 1 mars 2022 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Një vazjë 14-vjeçare, ka rrëfyer për "The Sun", se si nëna e saj po e tradhton të fejuarin e saj me një djalë tjetër.

Ajo ka thënë se është ndier keq, kur nëna e saj e ka gënjyer atë për të dalë në takim me të dashurin e saj të ri fshehtas të fejuarit, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i saj i plotë:

E dashur psikologe:

Mamaja ime zgjodhi të bënte seks me një djalë dhe të tradhtonte të fejuarin e saj në vend që të vinte të më takonte mua.

Unë jam një vajzë 14-vjeçare.

Nëna ime është 33-vjeçare.

Ajo la babin tim kur unë isha mjaft e vogël dhe jetoj me babin. Ai është 35-vjeçar.

Mami më tha se ishte shumë e sëmurë për të ardhur te unë, por ajo gënjeu.

Kontrollova Facebook-un dhe pashë mesazhe që tregonin se ajo po takonte këtë djalin tjetër dhe po tradhtonte të fejuarin e saj.

I fejuari i mamasë sime e llaston atë.

Ndjej se duhet të bëj diçka, por nuk është puna ime.

Nuk mund ta besoj se ajo zgjodhi një burrë para meje.

Përgjigjja e psikologes:

Nuk ka asnjë justifikim se sa mizorisht është sjellë ajo.

Unë vetëm mund të supozoj se ajo kurrë nuk ka pasur prindër të dashur për vete.

Mos u mundoni të rregulloni marrëdhënien e saj me të fejuarin e saj, por tregojini asaj sa e lënduar keni qenë./Botasot

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat