Befasuese arsyeja e burrit që i kërkon gruas të flejë me meshkuj të tjerë

Life style

Befasuese arsyeja e burrit që i kërkon gruas të flejë me meshkuj të tjerë

Nga: B.S. Më: 5 mars 2022 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Revistës “The Sun”, kësaj radhe i është drejtuar një 26 vjeçar, i cili tregoi se ka madhësinë e penisit të vogël dhe për këtë arsyje dëshiron ta lejoj të dashuren e tij të flej me burra të tjerë.

Ai frikësohet se për shkak të këtij problemi ajo do të më lërë një ditë, përcjell “Bota sot”.

Ndërsa psikologia shprehet se knaqësia e femres nuk varet vetëm nga penisi pasi shumica e tyre e arrijnë orgazmën kur klitorisi stimulohet në mënyrën e duhur.

Rrëfimi i plotë

E dashur psikologe: Unë do ta inkurajoj të dashurën time që të flejë me burra të tjerë në mënyrë që ajo të mos ndahet me mua për shkak të madhësisë së vogël të penisit tim.

Unë jam 26 vjeç dhe ajo 27 vjeçare.

Gjithmonë e kam ditur se penisi im është i vogël, shkruan The Sun, përjcell “Bota sot”.

Si adoleshent, djemtë talleshin me mua për këtë në dhomat e zhveshjes së futbollit.

Kur takova të dashurën time, ajo më siguroi se nuk kishte rëndësi. Por dy vjet më vonë, ajo po i shmanget marrëdhënieve seksuale.

Duhet të jetë për shkak të madhësisë sime. Unë jam i sigurt se ajo do të më lërë për një djalë I cili ka madhësinë e penisit më të madhe.

Kështu që mendoj se mënyra e vetme për të shpëtuar marrëdhënien tonë është ta lëmë të flejë me burra të tjerë.

Përgjigjja e psikologes: Kjo do të krijonte shumë më tepër probleme.

Një burrë mund të jetë një dashnor i mirë, pavarësisht nga madhësia e penisit të tij.

Ajo që e bën një dashnor të mirë është dikush i kujdesshëm dhe i vëmendshëm, i cili dëshiron të sigurojë që partneri i tyre të jetë plotësisht e kënaqur.

Shumica e femrave arrijnë orgazmën kur klitorisi stimulohet në mënyrën e duhur.

Meqenëse kjo është jashtë vaginës, nuk stimulohet drejtpërdrejt nga penisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat