Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet të bëni asnjëherë kur pini kafe

Life style

Kjo është e vetmja gjë që nuk duhet të bëni asnjëherë kur pini kafe

Më: 21 mars 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Nëse je si pjesa më e madhe e njerëzve, mendon njëlloj si të gjithë: nuk ka gjë më të mirë se sa një kafe. Sidomos pasi është provuar shkencërisht se kafja ndihmon luftën kundër depresionit te femrat dhe ul ndjeshëm rrezikun nga kanceri i prostatës te meshkujt. Me këto rezultate, natyrisht do të mendosh të pish më shumë kafe në ditë apo jo? Në fakt, nuk është tamam ky rasti…

Numri maksimal i kafeve që mund të pish në një ditë është… katër filxhanë. Ndërsa për gratë shtatzëna, ky numër zbret në dy. Duke pasur parasysh se një filxhan mesatar kafeje përmban rreth 100 mg kafeinë, katër filxhanë mund të shkojnë deri në 400 mg kafeinë. Kjo masë kafeine është pothuaj e barabartë me 10 kanaçe pije energjike, pavarësisht se nuk duket që katër filxhanë kafe të përmbajnë aq shumë kafeinë.

Por arsyeja pse nuk rekomandohen më shumë se katër filxhanë kafe në ditë është sepse bashkë me nivelin e lartë të kafeinës, ka shumë efekte anësore, ku përfshihen:

Pagjumësia (insomnia)

Nervozizmi

Problemet me stomakun

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat