“Dashuria nuk është një betejë për pushtet. Është forca për t’u kuptuar me njëri-tjetrin”

Lifestyle

“Dashuria nuk është një betejë për pushtet. Është forca për t’u kuptuar me njëri-tjetrin”

Më: 27 mars 2022 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Dashuria është thjesht një fjalë, por ka një kuptim tepër të madh. Nuk ka të bëjë thjesht me dëshirën për ta parëmirë personin në krahë, por me mirëkuptimin e tij. Kjo gjë nënkupton komunikimin, i cili shpesh mungon nëpjesën më të madhe të çifteve, gjë që i bën ata të drejtohen tek një psikolog. Komunikimi nënjë çift nuk përcakton vetëm cilësinë e lidhjes, por ka ndikim të rëndësishëm edhe në cilësinë e jetës sonë. 

Planeti është populluar nga çifte që e kanë humbur mirëkuptimin, duke u përqendruar tek aspektet negative, apo defektet e personit tjetër. Në vend që të mundohen të zgjidhin keqkuptimet, duan që personi tjetër të ndryshojësipas standardeve të tyre. Të nxehesh për çdo gjë që bën partneri/ja, pa u munduar ta kuptosh, sigurisht qëështë një gabim. Pavarësisht rëndësisë së një farë afrimiteti në çift, nuk është e thënëse duhet të mendojmë nëtë njëjtën mënyrë. Duke e kuptuar këtë fakt, sigurisht mund të jemi më tëkuptueshëm me njëri-tjetrin, mëtolerantë e të drejtë. 

Dashuria e vërtetë lind nga mirëkuptimi. Nuk kemi pse të nxitohemi në ato çfarë bëjmë apo themi. Duhet tëmundohemi të jemi disi më tolerantë, derisa ta pranojmë personin që kemi përkrah ashtu siç është. Nëse në njëlidhje mbizotëron xhelozia, egoizmi, apo përbuzja e tjetrit, sigurisht që ka mbërritur gjithçka drejt fundit. Nuk mund të mbijetojë një marrëdhënie ku nuk ka mirëkuptim, respekt e dashuri për personin qëke pranë. Nëse përqendrohesh tek të metat e atij personi, nuk mund të ngelet kohë e mundësi për të parëvirtytet apo cilësitëpozitive të tij/saj. 

Kjo është arsyeja se pse shumë çifte ndahen në ditët e sotme. Nuk i lënë hapësirë komunikimit, tolerancës dhe pranimit të personit tjetër ashtu siç është. Askush nuk të detyron të lidhesh pa e njohur mirë dikë, nëtë gjitha aspektet. Ama kur mendon se e ke njohur, nuk ka arsye pse të mos i lësh mundësi të shprehet dhe të komunikoni për gjithçka që nuk ju pëlqen tek njëri-tjetri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat