“Përpara se të lëndosh dikë, mendo se si do të ndiheshe ti në po të njëjtën situatë”

Life style

“Përpara se të lëndosh dikë, mendo se si do të ndiheshe ti në po të njëjtën situatë”

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

“Ekzistonin njerëz që kishin frikë nga unë, që për shembull refuzonin të merrnin pjesë në organizimet ku unëmerrja pjesë. Mbaj mend që një herë, një menaxher m’u lut që të mos merrja pjesë në një festival, sepse asnjështëpi diskografike nuk do t’i sillte artistët e vetë të performonin, nëse unë do të merrja pjesë.

Pra, situatat arritën në një absurditet, për të cilin vendosa të tërhiqem. Vitet që “më vodhën”, i kam përdorur për t’u rritur profesionalisht. Nuk kërkoj hakmarrje, madje mendoj se gjithë kjo kohë më ka shërbyer për të medituar mbi ata që më kanë lënduar. Edhe pse mbaj ende brenda vetes gjurmët e njëmizorie absurde, nuk ndihem më keq”. – Mia Martini

Mia Martini ka qenë një këngëtare, kompozitore dhe producente e njohur italiane. Këtë artikull e kemi shkruar për të gjithë ata persona që nuk e mendojnë fjalën që thonë. Është e lehtë ta gjykosh dikë, apo tëmendosh bazuar mbi interesat personale, ama duhet të mendosh që një ditë mund të gjendesh edhe vetë nëtë njëjtat rrethana. Si do të ndiheshe ti, nëse dikush do të ulte, apo do të ofendonte për të lartësuar veten? Si do tëndiheshe ti, nëse do ta kuptoje që nuk do të ishte i dëshiruar nga të tjerë? Mbaj vetëm këto parasysh përpara se të gjykosh dikë. 

Sigurisht që kur dikush të ul, apo të ofendon, fjalët të mbeten në mendje për një kohë të gjatë. Populli ka njëshprehje që më pëlqen pamasë: “Fjala vret më shumë se plumbi”. Ndaj, përpara se të thuash diçka, duhet padiskutim të mendosh edhe pasojat e fjalëve të tua. Përpara se të lëndosh dikë, mendo se si do tëndiheshe ti në po të njëjtën situatë. Kur drejton gishtin nga dikush, duhet të mbash gjithmonë parasysh se katër gishtat e tjerë i ke të drejtuar nga vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat