Kuriozitet / Pse kapelet e kuzhinierëve kanë maksimumi 100 palosje?

Life style

Kuriozitet / Pse kapelet e kuzhinierëve kanë maksimumi 100 palosje?

Më: 2 prill 2022 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Sipas traditës së kuzhinës, numri i palosjeve të kapelës së kuzhinierit – korrespondon me aftësitë e shefit të kuzhinës. Në historinë e artit të kuzhinës, kapela e bardhë e kuzhinierëve, karakteristike në formë kërpudhe, ajo prej materiali të pambuktë të palosur në bazë, e quajtur toque blanche, u shfaq për herë të parë në shekullin e 9-të, mbi kokën e shefit francez Antoine Carême ( 1784 – 1833) në shërbim të oborrit të Xhorxhit IV të Mbretërisë së Bashkuar, i cili mendoi se do të ishte e dobishme t’i mbante flokët dhe ndoshta edhe pikat e djersës larg enëve.

Toque blanch e shefit

Për sa i përket palosjeve të kapelës, ekziston një legjendë e përhapur: numri i palosjeve mund të arrijë deri në 100 dhe konsiderohet një tregues i aftësisë së mbajtësit – për çdo recetë të njohur, një palosje. Në veçanti, çdo palë do të vlerësohej me zotërimin e një recete të ndryshme për gatimin e një veze.

Më shumë ajër për kokën tuaj

Lartësia, pëlhura dhe ngjyra e toque blanche (në frëngjisht është femërore) i përgjigjen arsyeve të sakta të funksionalitetit dhe prakticitetit, por edhe të higjienës – kaq thelbësore në kuzhinë: forma e zgjatur shërben në fakt për të krijuar mjaftueshëm mbi kokën e kuzhinierit, një hapësirë për të siguruar shkëmbim të vazhdueshëm të ajrit dhe për të shmangur ngrohjen e tepërt të kokës në një mjedis të nxehtë dhe të lagësht të ngopur me avuj siç është kuzhina. Është pëlhura e pambukut, në fakt, ajo që lejon aspirim më të mirë, ndërsa ngjyra e bardhë lejon larjen e shpeshtë edhe me acide zbardhuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat