Prisni të papriturën! – Horoskopi i muajit Prill për Gaforren

Life style

Prisni të papriturën! – Horoskopi i muajit Prill për Gaforren

Më: 2 prill 2022 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Në fillim të muajit fokusi juaj është te puna ose reputacioni juaj. Jenigati për një promovim ose një vëmendje shtesë në këtë kohë. Një përplasje emocionale mbërrin më 3 prill kur mund të shfaqet nga e kaluara juaj. Kjo energji është e fuqishme dhe ju kërkon ta kanalizoni atë në një mënyrë produktive. Nuk ka nxitim kur duhet të shëroheni, mos harroni se hapat e vegjël ‘lëvizin malet’.

Do jeni duke menduar për miqtë tuaj më 10 prill. Kaloni më shumë kohë me njerëzit që kanë rëndësi për ju. Mund të jeni duke u përgatitur për udhëtime më 19 prill. Mund të ndiheni gati për të zgjeruar horizontet tuaja në këtë kohë. Mund të bëni disa punë shtesë në një projekt. Gjithashtu mund të ndiheni më të hapur për të marrë rreziqe. Shtyjeni veten jashtë zonës suaj të rehatisë.

Zgjerimi është çelësi! Hëna e Plotë më 16 Prill i sjell çështjet publike dhe private në kulm. Një çlirim emocional mund të ndodhë në partneritetet tuaja kështu që trajtoni çdo dinamikë që nuk ju shërben. Të gjithë po ndihen të lodhur, kështu që mbani në mend këtë përpara se të nxirrni përfundime të shpejta.

Më 19 Prill, do përqendroheni në shpresat dhe ëndrrat tuaja. Do jeni më social dhe do përdorni më shumë rrjetet sociale. Më 27 prill, një miqësi mund të kthehet shpejt në romantike. Kjo është një ditë për idealizimin e tepërt të të tjerëve, por ju mund ta kanalizoni këtë energji pozitivisht përmes projekteve krijuese. Qëndroni në tokë dhe mos u humbni në imagjinata! Jeni gati për një pushim më 29 Prill. Do tërhiqeni në botën tuaj të brendshme dhe do reflektoni më thellë mbi praktikat tuaja shpirtërore.

Të nesërmen, më 30 Prill, vjen një eklips diellor. Mund të merrni disa lajme të papritura që lidhen me një nga shpresat dhe ëndrrat tuaja të vjetra, ndoshta nga një mik. Prisni të papriturën! Në të njëjtën ditë, Venusi dhe Jupiteri, dy planetët më me fat në qiell, do bëjnë që vizioni juaj për të ardhmen të zgjerohet. Mund të duket sikur retë po pastrohen. Jeni gati të rrezikoni për të realizuar ëndrrat tuaja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat