Koha të shkëlqeni – Horoskopi i muajit Prill për Peshqit

Life style

Koha të shkëlqeni – Horoskopi i muajit Prill për Peshqit

Më: 3 prill 2022 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Muaji fillon me njëfarë tensioni dhe ju mund të jeni armiku më i keq i vetes, ndaj kini parasysh sjelljet dhe mendimet që po ushqeni. Energjia ndryshon më 10 Prill kur do jeni të etur për t’u shoqëruar dhe lidhur. Më 12 prill, Jupiteri, planeti i mundësive, takohet me Neptunin, planetin e ëndrrave. Ky është një aspekt një herë në jetë që ju sjell bekime. Edhe më shumë vëmendje do të merrni në 14 Prill.

Kjo është koha e përsosur për të investuar në veten tuaj. Kaloni më shumë kohë me një projekt personal dhe do të shpërbleheni. Hëna e Plotë më 16 Prill mund të ndihet mjaft emocionale. Zakonet e vjetra dhe dhimbja e kaluar mund të rishfaqen. Nëse ka ndonjë dinamikë jo të shëndetshme në marrëdhëniet tuaja, ato do të adresohen. Ju meritoni më mirë. Më 19 Prill, dhe nëse keni vëllezër e motra, mund të kaloni më shumë kohë me ta, ose do kaloni më shumë kohë me shoqërinë. Të mësosh nga të tjerët dhe të përvetësosh informacione të reja do jetë më shumë përmbushëse.

Sharmi dhe magnetizmi juaj do bien në sy më 27 prill. Kjo është një ditë e mrekullueshme për të planifikuar një prerje ose lyerje flokësh ose për të bërë një tatuazh. Kaloni kohë me veten dhe pamjen tuaj. Do shkëlqeni! Më 29 Prill vëmendja juaj kthehet tek shtëpia dhe familja. Ndoshta do lëvizni në një shtëpi të re, ose do kaloni më shumë kohë me anëtarët e familjes.

Më 30 prill, një eklips diellor jep informacione të papritura! Venusi, planeti i dashurisë, takohet me Jupiterin, planetin e zgjerimit, në të njëjtën ditë! Shprehni një dëshirë dhe do të realizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat