Përdorni lëvozhgat e vezëve për këtë hile çuditërisht të dobishme në kuzhinë

Life style

Përdorni lëvozhgat e vezëve për këtë hile çuditërisht të dobishme në kuzhinë

Më: 5 prill 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Blenderët janë të shkëlqyeshëm për ‘smoothie’ dhe salca – por tehet priren të bëhen të dobëta me përdorim.

Mprehja e teheve me dorë është një telash, zëvendësimi i tyre është thjesht i shtrenjtë. Pra, cila është zgjidhja? Lëvozhgat e vezëve.

Si të përdorni lëvozhgat e vezëve për të mprehur tehet e blenderit?

Përdorimi i lëvozhgave të vezëve për të mprehur tehet në blenderin tuaj nuk mund të jetë më i thjeshtë.

Sipas një këshille nga Shifrah Combiths, ngrini lëvozhgat e vezëve derisa të jeni gati për t’i përdorur ato. Më pas vendosini në blenderin tuaj, shtoni ujë të mjaftueshëm për të mbuluar lëvozhgat e vezëve dhe ndizni makinën derisa të jenë copëtuar plotësisht. Pasi të keni mbaruar, hidhni pastën e lëvozhgës së vezës në koshin e plehrave.

Lani blenderin tuaj tërësisht me shmapo dhe ujë më pas dhe do të jeni gati për veprim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat