Shani më shumë, njerëzit që shajnë janë më inteligjentë!

Life style

Shani më shumë, njerëzit që shajnë janë më inteligjentë!

Më: 6 prill 2022 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Ndryshe nga mendimi i rrënjosur, njerëzit të cilët shajnë dhe përdorin fjalë vulgare nuk janë as budallenj as të paarsimuar, por kanë fjalor “të ëmbël” që tregon shprehje fjalori të pasur dhe të artikuluar, zbulon studimi i botuar në revistën Language Sciences.

Shumica e njerëzve besojnë në hipotezën e “fjalorit të varfër”, konstatimit që njerëzit të cilët shajnë shumë e bëjnë këtë sepse nuk kanë ç’të thonë tjetër gjë.

Mirëpo, studimi i Kolegjit Marist dhe i Akademisë së artit liberal nga Massachusettsi, ka treguar që kjo hipotezë mund të hidhet poshtë, sepse është vërtetuar që ata të cilët janë të mësuar sajojnë fjalë tabu, në përgjithësi janë më elokuentë.

“Shpesh konsiderohet që njerëzit shajnë për shkak se posedojë fond të kufizuar të fjalëve apo janë të paarsimuar, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar që ajo shprehi pikërisht të udhëzon në elokuencë dhe në aftësi më të mëdha intelektuale”, konkludojnë shkencëtarët.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar anët e mira të përdorimit të sharjeve. Siç transmeton Elite Daily, sharja zvogëlon dhembjen, ndihmon në ballafaqimin me situatat stresuese. Kur shajmë qetësohemi, sepse çlirojnë energjinë e grumbulluar negative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat