Një grua 43-vjeçare, ka thënë se e ka kapur burrin e saj duke shkëmbyer mesazhe me shoqen e saj. Ajo ka thënë se shoqja e saj njihet për flirte dhe se tani ajo ndihet e tradhtuar nga të dytë, përcjell Bota sot.
Rrëfimi i saj për “The Sun”:
E dashur psikologe:
Gjithmonë e kam mbështetur shoqen time kur njerëzit e akuzonin për flirtim. Tani është burri im, ai me të cilin ajo po flirton.
Dikur dilnim si katër, me të dhe burrin e saj.
Ajo gjithmonë i dërgonte mesazhe burrit tim për të rregulluar takimet, jo mua. Unë nuk isha e kënaqur me këtë.
Pasi lindi nipi ynë, burri im u largua nga unë.
Zbulova se ai i kishte dërguar mesazhe fshehurazi mikes time. U mbështeta për muri dhe patëm përplasje të këqija.
Duket sikur ai nuk është penduar.
Ndjenjat e mia për të nuk janë të njëjta tani.
Unë nuk i besoj më atij. Unë nuk mendoj se ai po më mashtron, por ndihem e pasigurt. Ai nuk do ta diskutojë këtë temë. Ai është 48-vjeçar, ndërsa unë jam 43-vjeçare.
Pyes veten nëse bërja gjysh ia ka shkaktuar një ndjenjë se atij po i mbaron koha.
Përgjigjja e psikologes:
Besoni instinktit tuaj se ai nuk po mashtron.
Hiqni dorë nga akuzat, vazhdoni me jetën tuaj dhe jepini atij pak hapësirë – por jini e vendosur që të dy të largoheni nga ajo “mike”.
Kur gjakrat të jenë ulur mes jush, ai mund të jetë më i gatshëm për të folur.
A do të ndihmonte një festë? /Botasot