Bëheni nuse këtë vit, ja disa modele të vellove nga Elie Saab

Life style

Bëheni nuse këtë vit, ja disa modele të vellove nga Elie Saab

Më: 9 prill 2022 Në ora: 07:12
Elie Saab

Koleksoni i ri i disenjatorit libanez Elie Saab dedikuar nuseve, për sezonin pranverë 2023, personifikon momente të përsosura kalimtare, të nxjerra nga natyra, nga e kaluara e deri te romantizmi. Çdo fustan që ka punuar Eli Saab është një lloj arti në vete.

Sipas këtij disenjatori, gruaja është qendra e kryeveprës, hyjnore, e cila përshkon dritën në rrethin e saj.

Elie Saab, punën në fushën e modës e filloi në fillim të viteve të 80-ta, ndërkaq ka specializuar në veshjet dedikuar nuseve. Ai krijon disajne me materiale të shtrenjta, si me gurë të çmuar Svarovski e perla.

Ai është arabi i parë që u pranua në trupin qeveritar francez të industrisë së modës.

Saab, në vitin 2016 u paraqit si vlerësues në Project Runway Middle East.

Prej vitit 2017, koleksionet e tij shiten në Paris, Londër e Bejrut.

Ai realizon edhe veshje të tjera.

Kate Middleton në vitin 2019, në një garë me kuaj të familjes mbretërore pati të veshur një disajn të Saab. Kjo ishte hera e parë që Saab realizon disajn për një anëtare të familjes mbretërore.

Sot, veshjet që realizon Saab çmohen nga yje të njohur botëror

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat