Çfarë keni harruar pa bërë sot, 10 prilli – Dita Ndërkombëtare e lidhjes vëlla e motër

Life style

Çfarë keni harruar pa bërë sot, 10 prilli – Dita Ndërkombëtare e lidhjes vëlla e motër

Më: 10 prill 2022 Në ora: 19:41
Ilustrim

Do të ishte e vështirë të kundërshtohej fakti që lidhja mes vëllezërve dhe motrave është jashtëzakonisht e veçantë. Sidomos sepse shumë prej tyre kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre bashkë. Shumë njerëz as nuk mund ta kujtojnë kohën kur vëllezërit e motrat nuk ishin pjesë e jetës së tyre. Disa, madje, ndanin një bark në të njëjtën kohë …

Marrëdhëniet midis vëllezërve dhe motrave janë shpesh marrëdhënie të përjetshme, që zakonisht zgjasin nga djepi në varr. Meqenëse vëllezërit e motrat janë me shumë gjasa nga i njëjti brez, këto janë shpesh marrëdhëniet më të gjata të jetës së një njeriu – shumë më të gjata se marrëdhënia e nënës dhe babait.
Festohet çdo vit më 10 prill dhe ka një domethënie speciale, sepse e tillë është lidhja vëlla e motër.

Vëlla e motër ka qenë dhe mbetet një raport unik, sidomos në rastet kur njëri prej tyre mund të ketë një sëmundje, paaftësi fizike apo mendore në jetë.
Sot është dita për të festuar këtë lidhje mistike e të veçantë. Nëse ke një motër apo një vëlla, dërgoji atij një mesazh dhe shprehi dashurinë.

10 prilli, Dita Ndërkombëtare e Motrave e Vëllezërve u krijua nga Klaudia Evart, një avokate nga Manhatan, e cila humbi në moshë shumë të re një motër, Lisette, e një vëlla, Alan.

Sipas një studimi të vitit 2018, motrat dhe vëllezërit më të vegjël ishin më të preferuarit e prindërve, megjithatë lidhja që motrat dhe vëllezërit kanë me njëri-tjetrin është e jashtëzakonshme.
Sonte, nëse nuk keni mundësi t’i ftoni për darkë motrat dhe vëllezërit, dërgojuni një mesazh dashurie dhe jini mirënjohës që janë në jetën tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat