Ja se si të zbuloni nëse jeni një narcisist, sipas ekspertes

Life style

Ja se si të zbuloni nëse jeni një narcisist, sipas ekspertes

Më: 14 prill 2022 Në ora: 06:38
Foto ilustrim

Të gjithë ekspertët e marrëdhënieve pajtohen: duhet të shmangni narcisistët. Por çfarë ndodh kur je ti që shfaq këtë të metë të karakterit? Një partner me një çrregullim të personalitetit narcisit, ka të ngjarë t’ju fitojë me deklarata dashurie përpara se të bjerë në një model abuzimi fizik dhe emocional, gënjeshtra dhe manipulime.

Megjithatë, të gjithë mund të jenë narcisist në një farë mase, pa e kuptuar, tha për Femail, trajnerja e rikuperimit të traumave, Ronia Fraser.

“Një person nuk duhet të jetë një narcisist i diagnostikuar klinikisht për të shfaqur tipare narcisiste, ndonjëherë duke u shkaktuar pa dashje dëm të tjerëve”, tha Ronia. Ajo shtoi se një tipar narcisist shumë i dukshëm është një ‘ndjenjë madhështore e rëndësisë së vetvetes dhe besimi se je i veçantë’, por mund të ketë disa shenja të tjera më pak të dukshme.

Të ndihesh xheloz dhe të krahasosh veten me njerëzit e tjerë, ose të jesh gjithmonë i pari që hyn në një sfidë bamirësie mund të jetë shenja që ju keni një ndjenjë të fryrë të rëndësisë së vetes.

Ronia zbulon tiparet për të cilat duhet të kontrolloni veten dhe çfarë të bëni nëse keni frikë se mund të shfaqni prirje narcisiste.

Ju i ulni të tjerët për ta bërë veten të ndiheni më mirë

Ju vazhdimisht i keni zili të tjerët

Ju bëni gjëra të mira vetëm për hir të lavdërimit dhe njohjes

Ju përdorni traumat tuaja dhe betejat e shëndetit mendor për t’i bërë të tjerët të ndjejnë keqardhje për ju

Ju keni pak vëmendje për ndjenjat, nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve

Si të menaxhoni tiparet tuaja narcisiste

Pyesni nëse personalittei juaj është i balancuar

Bëhuni vetë-reflektues dhe të ndershëm

Ndërmerrni veprime për të ndryshuar

Mos u bëni shumë të ashpër me veten.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat