Si na ndihmon alkooli të flasim më mirë një gjuhë të huaj

Life style

Si na ndihmon alkooli të flasim më mirë një gjuhë të huaj

Më: 14 prill 2022 Në ora: 19:22
Ilustrim

Ata që po mësojnë një gjuhë të re, zbulojnë se alkooli me masë i ndihmon ata të flasin më lirshëm. Në një farë mënyre kjo ka kuptim, pasi është treguar se një birrë ose një gotë verë mund të zvogëlojë frenimet, gjë që e bën më të lehtë për njerëzit të kapërcejnë nervozizmin dhe hezitimin. Por nga ana tjetër, alkooli gjithashtu është treguar se dëmton funksionet njohëse, ndikon negativisht në kujtesën dhe vëmendjen dhe çon në besim të tepruar, gjë që nuk është gjithmonë e mirë.

Për t’iu përgjigjur pyetjes nëse alkooli ndihmon për të mësuar një gjuhë të huaj, studiuesit britanikë kryen një eksperiment, i cili u botua në revistën Psychopharmacology. Eksperimenti tregoi se ata që pinin një dozë të ulët alkooli, flisnin më mirë gjuhën që po mësonin sesa ata që nuk pinin fare alkool. Edhe pse sasia e alkoolit e dhënë nga studiuesit për pjesëmarrësit ndryshonte, në varësi të peshës dhe gjinisë, në përgjithësi jepej rreth një gotë birrë.

Shkencëtarët gjithashtu u kërkuan pjesëmarrësve të vlerësonin se si flisnin gjuhën e huaj dhe si ndiheshin në atë kohë. Ajo që bëri përshtypje ishte se alkooli nuk kishte asnjë ndikim në vetëvlerësimin e folësve. Ata që pinin nuk do të thoshte se ishin më të sigurt ose se ndiheshin më të kënaqur me mënyrën se si flisnin sesa ata që pinin ujë.

Në fund, autorët e studimit theksojnë se doza e alkoolit që iu dha pjesëmarrësve ishte mjaft e ulët dhe se nivelet e larta të konsumit nuk kanë efekte të dobishme dhe mund të jenë të rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat