Gratë janë më produktive kur punojnë në këto ambiente

Life style

Gratë janë më produktive kur punojnë në këto ambiente

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:27
Foto ilusrim

Çdo kush që punon në zyrë e di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit.

Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë…Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur meshkujt dhe femrat ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.

Sidoqoftë, sipas një studimi të ri, rritja e temperaturës së ambientit mund të jetë fitimprurëse për produktivitetin e grave.

Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se rritja e temperaturës në zyrë mund t’ua përmirësojë femrave aftësinë për t’i kryer detyrat e caktuara. Për këtë studim, i cili është publikuar në revistën shkencore “Plos One”, hulumtuesit kanë analizuar 543 studentë.

Pas eksperimenteve të ndryshme, hulumtuesit kanë zbuluar se gratë performojnë më mirë në detyra verbale dhe matematikore kur janë në temperaturat të larta.

Pra, tani është dëshmuar se temperatura në zyrë nuk ka të bëjë vetëm më rehatinë e grave, por edhe me performancën e tyre në punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat