Gabimet më të mëdha të burrave në seks dhe ‘truket’ që përdorin

Life style

Gabimet më të mëdha të burrave në seks dhe ‘truket’ që përdorin

Më: 22 prill 2022 Në ora: 06:29
Ilustrim

Burrat mendojnë se, nëse vajzat shikojnë në drejtim të tyre, janë seksualisht të interesuara për ata. Zakonisht ata mendojnë që fatura e natës që keni kaluar jashtë, u jep automatikisht akses për në shtrat.

Po sikur vajzat të kishin ndër mend të paguheshin për seksin, ta dini se do kushtonte më shumë sesa dy mojito, një xhiro e gjatë me makinë dhe një gjysmë pakete cigare light.

Ngatërrojnë një përvojë të pasigurt me një përvojë seksi. Të gjesh një vend jotradicional për seks kur ju merren mendtë të dyve nga pija, është shumë cool, por ndonjë mund të pësojë frakturë këmbe.

Imagjinojnë që një mbrëmje me të puthura dhe përqafime duhet të përfundojë me seks. Nuk e keni menduar mirë.


Mendojnë që vajzat, me siguri do kenë dëshirë për seks pas një darke romantike me tri pjata dhe një shishe verë të kuqe. Po, nëse mbledhur kruspull mbi krevat me një film të bukur në laptop ju duket pozicion seksi.

Përgatiten të mbrohen nga pretendimet për marrëdhënie serioze që vajzat do të kenë pas një nate. Mos u bëni mendjelehtë: Edhe vajzat eksitohen dhe praktikojnë seksin rastësor.

Shkojnë nga zero në seks pa një seancë ngrohjeje të atmosferës. A arrin një anije e NASA-s menjëherë nga toka në pjesën më të largët të stratosferës? Jo. Asaj i duhet të ngrohet në fillim. Ju e kuptoni. Raketa ka nevojë të përgatitet. Dhe gjithçka tjetër

Nuk të lënë të drejtosh lojën. Ka një vijë të hollë mes “dominimit” dhe “ua, ti ishe fëmija i mesmë, apo jo?”.

Shkojnë direkt te pozicioni i tyre i preferuar pa të lejuar nisjen e nevojshme.

Nuk zbresin poshtë te ty, para seksit, nëse ti nuk zbret poshtë te ai. Pse seksi oral te meshkujt qenka një etapë paraprake dhe për femrat jo? A në rregull, për shkak të patriarkalizmit.

Ndërpresin pa takt punën me gjuhë, për ta vazhduar me gishta. Dhe nuk është se bëjnë figurë të mirë.

Kur provojnë disa lëvizje të çuditshme dhe të pakëndshme që i kanë parë në filma porno, pa të pyetur. Ou, edhe vajzat kanë qenë 12 vjeç dhe ëndërronin që një princ do shfaqej me kalë për t’i peshkuar, por dëshirat kanë kufij.

Ndryshojnë destinacion penetrimi, pa të pyetur. Nuk ka rëndësi çfarë i kalon në mendje, pyet, prit përgjigje.

Të kafshojnë gjoksin shumë fort. Askush nuk ka thënë që kjo gjë është eksituese.

Mendojnë që të gjitha duan stimulim klitoral, disa po, por për të tjera, është shumë i ndjeshëm. Kështu, që nuk është gjithmonë praktikë e mirë të vazhdosh sikur po shtyp butonin e ashensorit.

Injorojnë shenjat dhe tingujt e trupit tonë dhe vazhdojnë me lëvizjet që i pëlqenin ishes së tyre. Jemi të gjitha unike me mënyra të ndryshme eksitimi dhe ti je dembel.

Mendojnë që nuk kanë nevojë për lubrifikim ekstra dhe seksi përfundon në një seancë aspak seksi. Nuk mund të besosh vetëm te forcat e natyrës.

Kujdesen për orgazmën tënde vetëm për të kënaqur egon e tyre, jo për të të dhënë kënaqësi. Zbresin të vendosur dhe pastaj shfryjnë si fëmijë kur nuk ndodh. Nuk është aspak seksi.

Janë shumë të qetë kur nuk ndodh asgjë për ty atë natë dhe i thua që nuk është faji i tij. Dhe ai thotë “E di! Është e komplikuar me ju vajza!” dhe pas pesë minutash është në gjumë.

Mendojnë që ne të gjitha duam që të flesh te ne dhe të jesh vërdallë të nesërmen për mëngjes. Jo. Rutina ime e mëngjesit me një dush dhe vendosjen e 70 kremrave në fytyrë është e shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat