Sa më shumë të rritemi, aq më bujarë bëhemi

Life style

Sa më shumë të rritemi, aq më bujarë bëhemi

Më: 29 prill 2022 Në ora: 14:18
Ilustrim

Ekspertët pohojnë se ka prova që pleqëria na bën më bujarë, gjë që është në kundërshtim me disa pikëpamje popullore. Merita i shkon oksitocinës, një hormon që lidhet me ndjeshmërinë dhe bujarinë dhe quhet edhe “hormoni i dashurisë”.

Sipas një studimi amerikan, oksitocina duket se lirohet në sasi më të mëdha tek të moshuarit, gjë që i bën ata më bujarë kur përballen me diçka që kërkon dhembshurinë e tyre. Studiuesit nga Universiteti i Clermont në Kaliforni ekzaminuan 103 persona të moshës 18 deri në 99 vjeç.

Atyre u shfaqën një video tronditëse të një babai që përshkruan ndjenjat për djalin e tij dy vjeçar, i cili po vuante nga kanceri i trurit. Më pas atyre iu kërkua të bënin një donacion anonim në spital. Ata të moshës 65 e lart dhanë tre herë më shumë se ata 18 – 35 vjeç.

U zbulua gjithashtu se ata lëshuan më shumë oksitocinë në gjak në përgjigje të videos. Besohet se kjo ndodh sepse të moshuarit, të cilët kanë më shumë përvojë jetësore, janë më të aftë të menaxhojnë emocionet negative si ankthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat