Nga toksinat e trupit te flokët, receta magjike japoneze që duhet ta praktikoni

Life style

Nga toksinat e trupit te flokët, receta magjike japoneze që duhet ta praktikoni

Më: 29 prill 2022 Në ora: 18:37
Foto ilustrim

Me siguri ju ka ndodhur të pyesni veten sesi ia bëjnë femrat japoneze të jenë kaq elegante, të shëndetshme dhe të tonifikuara. Gjenetika ka një rol të rendësishëm në formën e tyre fizike. Por nuk mjafton me kaq. Ato kanë trashëguar nga kultura e lashtë japoneze ritualin magjik të mëngjesit.

E thënë më thjeshtë, ato pinë ujë menjëherë pas zgjimit.

Konsumimi i ujit ka një rëndësi jetike. Së pari, trupi ynë përbëhet nga rrth 70% ujë dhe për këtë arsye duhet të mbajmë gjithmonë të freskët e të hidratuar. Mospirja e ujit ose dehidratimi ndikon në shfaqjen e shumë sëmundjeve si; artriti reumatoid, migrena, hipertensioni, obeziteti, hemorroidët, kanceri i gjirit dhe infeksionet renale.

Efektet pozitive të pirjes së ujit esull :
1. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi : Nëse pini ujë me stomakun bosh çdo mëngjes do të largoni toksinat nga trupi juaj, duke e lënë atë të freskët. Konsumimi i ujit çdo ditë ndihmon në prodhimin e qelizave muskulare dhe qelizave të reja të gjakut.
2. Riaktivizion maetabolzimin : Konsumimi i ujit me stomakun bosh rrit aktivitetin e metabolzimit me gati 24 % dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin tretës. Nëse pini ujë pas zgjimit do të pastroni zorrën e trashë dhe kështu absorboni më lehtë ushqimet.
3. Mban nën kontroll dispepsinë : Dispesia shkaktohet nga rritja e aciditetit në stomak. Dhe për pasojë ju shfaqet edhe urthi, i cili rikthen aciditetin ën ekzofag. Kur pini ujë në mëngjes, aciditeti treti në ujë , si dhe përgatitni stomakun për mëngjesin.
4. Ndihmon që të keni flokë të shëndetshëm : Rreth ¼ e flokëve përbëhët nga ujë, kështu që është e rëndësishmë të mbajmë nën kontroll këtë raport. Dehidratimi çon në dëmtimin e flokëve, i bën më të hollë dhe të dobët. Pini ujë vazhdimisht që të keni flokë të shëndetshëm,
5. Forcon sistemin imunitar : Konsumimi i ujit ndihmon në balancimin e sistemit limfatk dhe forcon imunitetin. Sistemi i fortë imun ju ndihmoni të jetoni gjatë dhe shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat