Për një shkëlqim të qëndrueshëm: Si të ruani mobiliet prej lëkure në mënyrën e duhur, hap pas hapi

Life style

Për një shkëlqim të qëndrueshëm: Si të ruani mobiliet prej lëkure në mënyrën e duhur, hap pas hapi

Më: 1 maj 2022 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Mobiliet prej lëkure janë vërtet të bukura dhe elegante dhe hapësira në të cilën ndodhen jep një pamje tepër të rafinuar dhe moderne

Nëse lëkura është e cilësisë së mirë, me kujdesin e duhur, këto mobilie mund të zgjasin me dekada dhe ju takon juve të kujdeseni për to në mënyrën e duhur, në mënyrë që shkëlqimi i tyre të zgjasë sa më gjatë.

John Mahdesian, pronar i kompanisë “Madame Paulette”, e cila merret me pastrim kimik, ka dhënë se ka disa këshilla për Real Simple për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mobilieve prej lëkure.

Para së gjithash, Mandesian këshillon që mobiliet prej lëkure të mos i mbani në një vend me diell, sepse e humbin ngjyrën.

Sipas tij, është e rëndësishme që një herë në muaj të aplikohet një sprej që mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të mjedisit.

Sa i përket pastrimit, Mandesian këshillon që ta bëni një herë në 6 muaj, nëse është lëkurë mr ngjyrë më të shndritshme.

Kur bëhet fjalë për mobiliet me ngjyrë më të errët, mjafton që ato të pastrohen tërësisht një herë në vit. Filloni duke fshirë divanin prej lëkure për të eliminuar thërrimet.

Kushtojini vëmendje të veçantë kthesave dhe qosheve, ku thërrimet mund të ngecin. Më pas fshijeni pluhurin për të hequr papastërtitë e mbetura. Fatmirësisht, divani prej lëkure nuk e thith lagështinë aq lehtë, ndaj është më e lehtë ta pastroni me një leckë të lagur.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që mobiliet prej lëkure duhet të lahen me një sasi të madhe uji dhe kimikatesh. Për të hequr njollat, ju duhet sapun i lëngshëm i duarve, i përzier me ujë dhe një leckë që do ta lagni dhe do ta shtrydhni mirë.

Spërkatni ose fërkoni në rrathë të vegjël rreth njollës. Mos e fërkoni përpara dhe mbrapa, pasi kjo dëmton sipërfaqen e lëkurës. Nëse është njollë yndyre, përdorni një leckë të thatë dhe pak sodë buke për ta thithur atë.

Gjithashtu është e nevojshme të thahet, pra të kalohet një leckë e thatë mbi sipërfaqet e fshira, në mënyrë që të largohet lagështia e tepërt.

Pastruesit e lëkurës mund të ndihmojnë në zbërthimin e papastërtive dhe njollave. Disa produkte janë “2 në 1” përmbajnë një pastrues dhe një shtresë që i jep lëkurës një shkëlqim të bukur.

Mandesian rekomandon spërkatjen e produktit në një leckë, jo drejtpërdrejt në mobilie, në mënyrë që të mos ketë gjurmë spërkatjeje mbi të.

Pas pastrimit, sigurohuni që të fshini pastruesin e tepërt përpara se të bëni hapin e fundit. Merrni balsamin tuaj të preferuar ose kremin mbrojtës e shkëlqyes të lëkurës dhe aplikojeni një sasi të vogël në një leckë të pastër. Kondicionerët janë të shkëlqyer sepse përmbajnë vajra të shëndetshëm që do t’i bëjnë mobiliet tuaja të duken të freskëta. Përveç kësaj, ata japin një aromë të këndshme. Produkti duhet të qëndrojë për rreth një orë. Është shumë e rëndësishme që të thahet, në mënyrë që të mos lërë gjurmë në rrobat tuaja kur uleni.

Mos përdorni kimikate të forta si alkooli ose lustrues këpucësh, të cilat nuk janë të destinuara për mobilie prej lëkure, pasi mund t’i dëmtojnë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat