Personat më në ankth janë të shenjës së Gaforres

Life style

Personat më në ankth janë të shenjës së Gaforres

Më: 3 maj 2022 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Personat e shenjës së Gaforres mund të jenë në ankth dhe kanë nevojë për sigurinë që ju jeni aty për t’i ndihmuar. Në marrëdhënie me të tjerët, ata kanë nevojë të dinë se çdo gjë po shkon mirë, duan të ndjehen nëlartësinë e duhur për personat që i rrethojnë. Nëse po ndan jetën tënde me një Gaforre, duhet të dish qëata kanënevojë për siguri, për qëndrueshmëri, dhe për t’ua thënë vazhdimisht se çdo gjë po shkon mirë. Një Gaforre jep gjithçka në një marrëdhënie, por ka nevojë për shumë mbështetje. 

Nëse nuk e merr këtë mbështetje nga personat përreth, një person i kësaj shenje pushtohet nga ankthi dhe fillon të dyshojë shumë tek vlerat e vetes. Fillon ta analizojë gjithçka me detaje dhe mendon se nëse do tëvepronte ndryshe, ndoshta do të ndihej më mjaftueshëm për të tjerët. Një gjë e tillë mund të tregojë njëproblem ankthi, ose një cilësi që e karakterizon Gaforren, por paranoja është reale. 

Gaforrja e analizon gjithçka në detaje. Në rast gabimesh, mundet edhe të të pyesë se ku ka gabuar dhe nëkëto raste kërkon përgjigje të sinqertë. Nëse i premton diçka dhe nuk e bën, një person i kësaj shenje ka për t’u larguar përfundimisht prej teje. Dhe në kushte të tilla një Gaforre mbyllet në vete, qan shumë dhe nuk shprehet, sepse ka frikë mos ndoshta të tjerët do ta gjykojnë që i ka shprehur ndjenjat e veta. Ka raste edhe kur shpërthen dhe e shpreh gjithçka që ka përbrenda, pasi kështu mendon se mund të çlirohet nga ankthi që ndjen. 

Nëse njeh një Gaforre që të duket në ankth, siguroje se është në lartësinë e duhur për gjithçka. Do tëtëfalenderojë pamasë, pasi do ta ndihmosh të besojë më tepër tek vetja. Nëse je një person i shenjës sëGaforres, kujtoja vetes përherë se vlen po aq sa të tjerët, ndoshta edhe më shumë. Deri në momentin qënuk vjen dikush pranë teje dhe të kujtojë se sa shumë vlen, vazhdo t’i përsërisësh vetes tënde: “Ti je i/e mjaftueshëm/mjaftueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat