Të gjitha fustanet e kësaj vere kanë një gjë të përbashkët që rikthehet në modë

Life style

Të gjitha fustanet e kësaj vere kanë një gjë të përbashkët që rikthehet në modë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 18:15
Ilustrim

Mirë, është koha që ta dini të gjitha para se të investoni për fustanet e reja që do të blini këtë vërë. Kanë një gjë të përbashkët që, pa dyshim, nuk vjen për herë të parë. Fillimet i ka qysh në periudhën e Rilindjes. Ky model, me dekolte të theksuar katrore dhe me belin në formën e një korseje, është një prej tendencave që do të dominojë verën e këtij viti.

Ashtu si shumica e tendencave të modës, edhe ky stil ka bërë një cikël të plotë dhe tashmë është sërish i pranishëm. Ekuivalenti modern i vitit 2022 ka të bëjë me dekoltenë katrore dhe me mëngët e fryra, që të kujtojnë veshjet e stilit të viteve '80 deri tek përshtatjet e mëvonshme.

Në stinën e ngrohtë, theksi vihet te dekolteja e theksuar, me kadrate (me mëngë të fryra, më shpesh).

Fustanet me jakë katrore janë një trend që do të qëndrojë, pasi sezon pas sezoni po i shohim të dominojnë. Kohëzgjatja është pikërisht arsyeja pse shumica e fustaneve të investuara kanë këtë lloj dekolte. Modelet janë të larmishme.

Së pari, fustanet me bust më të ngushtë mund të vishen edhe pa reçipeta.

Së dyti, ky model nxjerr më shumë në pah varëset  apo aksesorët e tjerë në qafë dhe vathët.

Së treti, këto stile janë aq elegante saqë mund t’u përshtatet çdo siluete.

Shikoni këtë kolazh dhe gjeni stilin tuaj.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat