Si t’i bëni edhe më të dukshme prerjet e fytyrës

Life style

Si t’i bëni edhe më të dukshme prerjet e fytyrës

Më: 16 maj 2022 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Plotësoni vetullat

Vetullat e plota e bëjnë fytyrën të duket më e dobët sepse ndihmojnë në ndarjen e hapsirave. Pasi të mbushni me laps zonat e rralla, zgjatini lehtësisht nga fundet me laps ato. Vetullat e gjata, por gjithësesi me pamje natyrale, kontribuojnë në efektin e dobësimit.

Ndryshoni modelin e flokëve

Minimizoni rrumbullakësinë dhe butësinë në fytyrë duke i ndarë flokët me vijë anash, duke shtuar volum (flokët e drejta e bëjnë fytyrën të duket më e vogël dhe më e gjerë).

Penelin cat-eye

Zgjateni penelin në cepat e syve dhe shtoni edhe pluhur sysh në ngjyra të errëta. Kjo do ta bëjë fytyrën tuaj të duket pak më e ngushtë. Është si një iluzion optik, pasi krijon një efekt trekëndësh në fytyrë. Dalin në pah më tepër sytë dhe e tërheqin vëmendjen nga gjysma e dytë e fytyrës.  

Konturoni pa bronzer

Bronzeri i jep shumë ngrohtësi fytyrës. Artistët e makeup-it rekomandojnë përdorimin e pudrave në tone natyrale të murrme ose gri. Konturi nuk duhet të bjerë kurrë në sy në fytyrën tuaj, por duhet të duket si një hije e lehtë në fytyrë.

Filloni duke vendosur pudër në vijën e flokëve me ndihmën e një furçe sculpting, e cila I jep dritë qendrës së fytyrës. Më pas vendosni pudër në tëmthe nga harku I vetullës derjt vijës së flokëve në secilën anë. Për mollëzat, fillojeni konturimin nga mesi I kartilagut të veshit drejt pikës ku bashkohen buzët. Së fundmi, jepni idenë e një nofulle të mprehtë duke vendosur pudër poshtë mjekrës.

Theksoni qendrën

Për ta bërë fytyrën të duket më e gjatë, përdorni highlighter në pjesën qëndrore të ballit, në qendrën e hundës dhe në harkun e Kupidit mbi buzë. Kjo shkakton një tjetër iluzion optik, pasi e “detyron” syrin të përqëndrohet në këto pika dhe i largon vëmendjen nga zonat më të gjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat