​Dita kur filloi prodhimi i këpucëve për të dy këmbët

Life style

​Dita kur filloi prodhimi i këpucëve për të dy këmbët

Më: 20 maj 2022 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Më 20 maj të vitit 1310, prodhohen këpucët e para për të dy këmbët, veças, të djathtë dhe të majtë. Deri atëherë, këpucët ishin njësoj dhe njerëzit i vishnin ato një ditë në këmbën e majtë e ditën tjetër në këmbën e djathte, që të konsumoheshin të dyja njëherësh.

Mendohet se këpucët e para janë ato me lëkurë kafshe, që nga koha e akullnajave kur njerëzit thjesht mbështillnin këmbët për t’i mbrojtur nga të ftohtit.

Sandalet e para mendohet të jenë përdorur në Lindjen e Mesme për mbrojtjen e tabanit të këmbëve nga rëra e nxehtë. Arkeologët kanë zbuluar këpucë që datojnë nga vitet 8000 p.e.s, në atë që tani quhet shteti Mizuri (SHBA). Në Evropë, këpucë të ngjashme me këpucët e sotme ishin në modë nga shekulli XI deri XV.

Në shekullin 17-të këpucët prodhoheshin vetëm me ngjyrë të kuqe dhe lartësia e takave ishte e ndryshme, shpesh në varësi të shkallës shoqërore. Atletet e para janë prodhuar për herë të parë në Amerikë në vitin 1916. Ndërsa çizmet e para për femra ishin ato të projektuara për mbretëreshën britanike Viktoria në vitin 1840.

Në kohët biblike një sandale dhurohej në shenjë zotimi. Në mesjetë një prind ia kalonte autoritetin e tij mbi vajzën burrit të saj në një ceremoni të dhënies së këpucës – ati i nuses ia jepte dhëndrit këpucën dhe dhëndri ia dorëzonte nuses e cila e mbante për të treguar se tani e tutje ajo i përkiste burrit.

Sot në SHBA këpucë miniature ose reale lidhet në parakolpin e makinës së çiftit të sapomartuar, si kujtesë e ditëve kur një prind i dha dhëndrit një nga këpucët e vajzës së tij si simbol i ndërrimit të kujdestarit.

Në Kinë, një nga këpucë e nuses hidhet mbi çati për të siguruar lumturi për çiftin e sapomartuar.

Në Hungari dhëndëri ngre një dolli për nusen e tij duke përdorur këpucën e saj në vend të gotës.

Një muze këpucësh ekziston në Toronto, Kanada, i vetmi muze i këpucëve në Amerikën e Veriut, ndoshta edhe në botë. Muzeu përmban këpucë dhe sandale që përshkojnë një periudhë prej 4.500 vjetësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat