Çfarë të marrësh me vete në takimin e radhës? Një kristal!

Life style

Çfarë të marrësh me vete në takimin e radhës? Një kristal!

Më: 20 maj 2022 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

E dimë që ka një listë me sende të cilat i merr me vete në çdo takim, por ndoshta duhet të shtosh edhe një kristal, pasi ka fuqinë të të ngrejë humorin, të të bëjë të adhurueshme në sytë e personit që ke përballë dhe të tërheqë dashurinë drejt teje. Nuk mund ta refuzosh një katalizator të tillë, ndaj lexo më shumë.

Nuk ka rëndësi madhësia e kristalit, mund të jetë në trajtën e një bizhuterie, apo thjesht një copëz e vogël që e ka vendin në çantë dhe jo vetëm…Tani, si ta kthesh një kristal në armën tënde më të fortë?

Zgjidh kristalin që do, merr një enë (e cila përbëhet nga material natyral), mbushe me ujë dhe lëre të përthithë dritën e hënës. Vendos brenda kristalin.

Po, ç’të bësh më pas?

Mund ta pish ujin në enë dhe të vizualizosh takimin tënd. Mos njih limite dhe shfrenoje sa dhe si të duash imagjinatën.

Mund të lahesh me ujin e hënës. Zhytu në vaskë dhe mendo për djalin që ke qejf. Imagjino sikur kristali të mbush nga koka te këmbët me vetëbesimin dhe energjinë e duhur.

Mund të meditosh me kristalin. Vendose afër zemrës dhe mendo për skenarin më të mirë të mundshëm. Më pas, përqendroje vëmendjen te një dritë e kuqe ose rozë, e cila del nga pika ku ke vendosur kristalin, shkon drejt zemrës dhe përhapet në të gjithë trupin.

Merre me vete. Vendose te reçipetat ose në xhep. Ki parasysh: gjithmonë në anën e majtë. Do të të uronim fat, por nuk të duhet kur ke me vete një kristal!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat