Si të “parashikoni” se partneri do t’ju tradhtojë? Ky është një tregues i rëndësishëm

Life style

Si të “parashikoni” se partneri do t’ju tradhtojë? Ky është një tregues i rëndësishëm

Më: 23 maj 2022 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Nëse vëreni se partneri juaj po i shmanget përballjes së problemit që keni, kjo mund të jetë një shenjë e qartë se ju tradhton. Një vajzë e cila ndan këshilla për lidhjet e dashurisë dhe nxjerrjes në pah të gabimeve që bëjnë individët, publikoi një video në TikTok që la pa fjalë shumë njerëz.

Bëhet fjalë për “parashikimin” e një tradhtie bashkëshortore. Më saktë, si të kuptoni nëse partneri juaj do t’ju tradhtojë.

Siç shpjegoi ajo, në një marrëdhënie në të cilën diçka nuk funksionon, zakonisht ka dikush që “shmang” situatën dhe dikush që është “në ankth” dhe i mban problemet për vete.

Ai që shmanget në fakt mund të jetë personi që do të kryejë tradhti bashkëshortore, sepse për të balancuar marrëdhënien ekzistuese, ai kërkon shpëtim jashtë saj. “Ai shpëtim mund të jetë një pije, një punë por dhe një tradhti ndërsa një person i shqetësuar do t’i mbajë për vete të gjitha problemet”, thotë ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat