Çfarë të bëni kur gjithë këto shenja ju çojnë vetëm drejt një përfundimi: Ai/ajo ju tradhton!

Life style

Çfarë të bëni kur gjithë këto shenja ju çojnë vetëm drejt një përfundimi: Ai/ajo ju tradhton!

Më: 23 maj 2022 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Ndonjëherë nuk i jepni dot shpjegim ndjesisë së çuditshme që keni: në mendjen tuaj, është e sigurtë që bashkëshorti/ja po ju tradhton. Nuk është e shëndetshme të keni paranoja apo të fiksoheni pas një mendimi që mund të jetë thjesht një pjellë e imagjinatës suaj, por nëse ka ca detaje që lidhen me njëra-tjetrën, dëgjoni intuitën dhe tregohuni vigjilentë. 

Të gjitha shenjat më poshtë janë alarmante dhe tregojnë se prania e një personi të tretë është aty.

1. Një shkëputje e dukshme emocionale prej jush dhe mungesë e theksuar intimiteti në komunikim. Kur ti dhe partneri yt kaloni shumë kohë duke u zënë, bëhet edhe më e vështirë të ruash intimitetin emocional dhe zakonisht një tradhtar përpiqet të krijojë hapësira boshe për t'u distancuar nga lidhja. 

2.  Kohë e tepërt e kaluar jashtë shtëpisë- orët e zgjatura në mbrëmje në zyrë, punë gjatë fundjavës, udhëtime të shpeshta pune, etj, etj.

3.  Shenja të çuditshme në trupin e tij, aroma të panjohura për ju apo njolla në veshjet e tij. Të gjitha të çojnë drejt një përfundimi. 

4. Mungesë e theksuar e intimitetit fizik me ju. 

5. Zënka të panevojshme sa herë vjen në shtëpi.

6. Sjellje që tregojnë se është gjithnjë e më i distancuar prej jush.

7. Interes i rritur papritur në lidhje me pamjen e tyre- rënia në peshë, kujdesi për veten, rroba të reja, etj, etj.

8. Posesiviteti. Të akuzon ty që po flirton apo je e interesuar për të tjerë, duke zgjedhur sulmin si mbrojtjen më të mirë.

9. Injoron gjithçka që bën ti. Nga ana tjetër, atëherë kur më pak e pret bëhet i sjellshëm dhe shfaqet me dhurata në derë. 

10. Të thonë vazhdimisht se kanë nevojë për kohë veten për t'u menduar në lidhje me raportin. Mund të jeni thuajse të sigurtë që nuk janë vetëm gjatë kohës që mendohen.

Ç'mund të bëni nëse keni vënë re gjithë sinjalet e lartpërmendura?

Në fund të ditës, e vendosni ju nëse doni ose jo ta shpëtoni martesën, por fillimisht bëjini vetes pyetjen: A ja vlen?

Nëse përgjigja është po, tregohuni empatikë dhe përfshihuni më shumë tek mendimet e partnerit tuaj. Flisni gjatë me të sqarohuni me veten nëse e doni ende këtë njeri apo jo. Nëse të dy duheni, mund të rindërtoni nga e para marrëdhënien, por kujtoni se duhet t'i lini pas kujtimet e këqija, që tradhtia e tij/saj të mos përmendet në zënkën e parë mes jush. Eshtë e thjeshtë ta përfundosh në divorc, por nëse zgjidhni të jeni të hapur dhe autentikë mund ta shpëtoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat