6 gabimet që ju bëjnë të dukeni më të shkurtër

Life style

6 gabimet që ju bëjnë të dukeni më të shkurtër

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Vini re se titulli këtu thotë “më të shkurtër,” jo “të shkurtër” Sepse të qenit trupvogël apo e shkurtër nuk paraqet asnjë problem, por qëndrimi, veshjet dhe aksesorët e gabuar të cilat vënë në pah gjatësine e trupit e për më tepër të krijojë një iluzion tjetër, atëherë ky po është një problem.

6 këshillat e mëposhtme tregojnë se çfarë njerëzit e shkurtër nuk duhet të bëjnë që të duken edhe më të shkurtër:

1. Qafat e këpucëve janë shumë të larta
Për t’u dukur shtatlartë duhet të krijoni idenë e një vije vertikale të gjatë me sa më pak ndërprerje pamore të jetë e mundur. Qafat e larta të këpucëve fshehin pjesën e përparme të këmbës dhe “shkurtojnë” këmbët.

2. Fundet tuaja nuk janë mjaftueshëm të shkurtër
Nqs mendoni të vishni një fund a fustan sigurohuni gjithmonë që të jenë mjaftueshëm të shkurtër. Gjatësia e gabuar do të krijojë gjithashtu idenë e gabuar mbi gjatësinë tuaj.

3. Ju jeni duke bërë njerëzit të shohin poshtë
Përpiquni të vini në pah gjithnjë pjesën e sipërme të trupi tuaj. Flokët, grimi, aksesorët do të heqin vëmendjen nga pjesa e poshtme e cila ka dhe më pak “pika të forta”.

4. Çantat tuaja janë shumë të mëdha
Sado të bukura e në modë të jenë, çantat e mëdha nuk janë për njerëzit trupvegjël. Madhësia e tyre, e cila arrin shpesh herë pothuajse deri në fund të këmbëve, ofron një pamje aspak të këndshme.

5. Flokët tuaj janë shumë të gjatë
Trego më shumë lëkurë, e kur bëhet fjalë për flokët, lëkura nënkutpn shpatullat dhe kraharorin. Një lloj krehjeje ose prerje e shkurtër tërheq vëmendjen tek qafa, e cila i shton ndriçim fytyrës.

6. Pantallonat e gjera
Nëse keni vendosur që të vishni panatallona të gjera, bëjeni, vetëm më parë sigurohuni për diçka. Vishni këpucët me platformë dhe mos i tregoni ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat