Perimetri i belit është një tregues i jetëgjatësisë, ja sa duhet të jetë

Life style

Perimetri i belit është një tregues i jetëgjatësisë, ja sa duhet të jetë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rrezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shëndetësore.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbipeshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiviteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?

Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50% më të lartë të vdekjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetrash.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80% më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut. AgroWeb.org raporton se kjo e fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obezitetin. Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.

A e dini kufirin e belit tuaj?

Ja se si ta matni atë. AgroWeb.org ju këshillon të gjeni kockën e legenit tuaj në ijen tuaj. Vendoseni aty fillimin e metrit dhe tendoseni rreth trupit tuaj.

Tendosja e metrit duhet të jetë e plotë, por pa e shtrënguar në lëkurë. Lëshoni frymën dhe lexoni matjen.

Nëse nuk ju pëlqen numri që shikoni, mos e humbni kurajon. Shifrat maksimale duhet të jenë 94 centimetra për meshkujt dhe 70 centimetra për femrat.

Por nëse jeni fizikisht aktivë dhe ushqeheni mirë do të keni mundësi të ulni perimetrin e belit dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat