Ju tregojmë sekretin për të mësuar kush ju ka hequr nga Instagrami

Life style

Ju tregojmë sekretin për të mësuar kush ju ka hequr nga Instagrami

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Kur dikush fillon t’ju ndjekë në Instagram, aplikacioni ju njofton, duke ju treguar se kush është.


Por kjo nuk ndodh nëse dikush ju heq .Sigurisht, kjo nuk është një çështje jete,por shumica prej jush ndoshta përdorni Instagramin për të ndarë meme qesharake, për të postuar selfie të realizuara në momente të paharrueshme ose për të kërkuar receta për të përgatitur darkën e radhës me miqtë.

Por kurioziteti për të ditur se kush nuk na ka ndjekur më në Instagram mbetet gjithmonë.

Mënyra më e lehtë për të kontrolluar se kush nuk ju ndjek më në Instagram është ta bëni atë manualisht, duke i kushtuar vëmendje të vazhdueshme numrit të saktë të ndjekësve tuaj.

Nëse vëreni se numri është në rënie, mund të rishikoni përdoruesit në listën që ndiqni për të parë se kush mungon.

Por kjo është padyshim një punë jopraktike dhe kërkon kohë, veçanërisht kur keni shumë ndjekës, numri i të cilëve luhatet rregullisht.

Hilja atëherë është të përdorim një mjet të specializuar për të mbajtur gjurmët se kush na ndjek dhe kush nuk na ndjek.

Në fakt, ka disa aplikacione të jashtme në Instagram, që mund të përdoren për të zbuluar se kush nuk ju ka ndjekur më. Ndër më të famshmet janë sigurisht: Reports +, FollowMeter dhe Followers Insight.

•Por kini kujdes: këto aplikacione nuk janë të autorizuara nga Instagram!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat