Thonjtë mund ta tregojnë fare mirë moshën tonë, por si?

Life style

Thonjtë mund ta tregojnë fare mirë moshën tonë, por si?

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

Kur njerëzit fillojnë të mendojnë për plakjen, ata në mënyrë instiktive e lidhin me lëkurën që rrudhet, me flokë zbardhen dhe me kocka më të ndjeshme se dikur, por ata harrojnë diçka- thonjtë!

Me kalimin e kohës, ju mund të keni vënë re sesi tekstura, trashësia, fortësia apo intensiteti i tyre i rritjes ka ndryshuar. Referuar ekspertëve, kjo është tërësisht normale dhe shumica e njerëzve i shohin ndryshimet e para rreth të 40-ve, por ajo çfarë duhet të dini është ç'tregojnë për ndryshimet e shëndetit tonë.

Tekstura dhe trashësia

Keni vënë re vija të krijuara në sipërfaqen e thonjve? Në gjuhën mjekësore kjo njihet si onychorrhexis dhe është e ngjashme me rudhat. Kjo, përveç moshës mund të shkaktohet edhe nga ndryshimet hormonale apo mangësitë në dietën tuaj ushqimore. Ndodh që thonjtë bëhen edhe më lehtësisht të thyeshëm me kalimin e kohës si pasojë e degradimit të keratinës dhe proteinave në strukturën e tyre, që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e thonjve dhe i mbrojnë nga dëmtimet e jashtme.

Rritja dhe zverdhja

Nëse keni vënë re që thonjtë duan më shumë kohë se më parë të rriten, apo se kanë marrë një ngjyrë të çuditshme në të verdhë, do të thotë se forca e tyre ka nisur të reduktohet. Me kalimin e moshës trupi prodhon më pak proteina dhe keratinë. Sa më pak keratinë të prodhohet, aq më shumë fillojnë ta humbasin forcën dhe integritetin strukturor, gjë që mund të çojë në hollim dhe çngjyrim të tyre.

Ndryshime të tjera

Një tjerër ndryshim që njerëzit vënë re shpesh është ai që lidhet me kutikulat. 

Kutikulat veprojnë si mbrojtëse natyrale të thonjve dhe kur thyen apo dehidratohen ato mund të ndahen, acarohen, etj. Kjo jo vetëm që çon në një infeksion të mundshëm, por bën që thonjtë të ndryshojnë edhe më shpejt teksturën apo trashësinë e tyre. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat