7 shenjat që tregojnë se ke gjetur mashkullin e duhur në jetën tënde

Life style

7 shenjat që tregojnë se ke gjetur mashkullin e duhur në jetën tënde

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Jeni duke dalë në takime me një mashkull, por nuk po e kuptoni nëse ai është i duhuri për ju apo jo. Mos ndoshta duhet të vini re disa detaje që përfaqësojnë pikërisht dashurinë e tij për ju?

Ai i kujton gjërat që ju thoni. Ai mban mend detajet e bisedave mes jush. Nëse keni tre motra, nëse jeni një holandeze, apo nëse ju pëlqen e kuqja.

Jeni të tërhequr pas tij. Çdo moment përballë tij, dhe për më tepër në krahët e tij, është magji. Tërheqja është aq e madhe, saqë bota ndalon aty! Do donit që koha të ndalonte!

Ai i kushton shumë vëmendje asaj që ju pëlqen në shtrat. Ai kujdeset shumë për t’ju kënaqur në shtrat, por nuk tenton të bëhet i padurueshëm dhe të thotë “Akoma s’ke ardhur?”

Ai ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj. Sigurisht që duhet të ndihesh e sigurt me veten, por kur je me të, duhet të ndihesh e bukur, e zgjuar, qesharake dhe ia vlen të trajtohesh mirë. Pikërisht ai nuk e do këtë sforcim nga ju, ai do që ju të vlerësoni veten dhe mos të ndryshoni kurrë.

Ai merr në konsideratë rutinën tuaj të përditshme. Ai ju mbështet në planet tuaja gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje pse jo të shihni një film bashkë? Epo, pas një dite të lodhme, duhet pak relaks, dhe ku më mirë se në krahët e njëri-tjetrit?

Ai ju bën të qeshni. Dikush që kujdeset për t’ju parë ju të lumtur, është i duhuri tashmë. Nëse nuk mendoni se një djalë është qesharak, nuk do të funksionojë.

Argëtimi. Mos harroni se argëtimi është kryesori. Nëse jeni duke u lidhur me dikë që nuk pëlqen aventurat si ju, atëherë ju nuk keni për t’u përshtatur kurrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat