“Ka miliona femra të bukura në botë, ama vetëm njëra të bën ta harrosh gjithë peshën e jetës”

Life style

“Ka miliona femra të bukura në botë, ama vetëm njëra të bën ta harrosh gjithë peshën e jetës”

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Vëmendjet që të jep bashkëshortja jote pas një dite të lodhshme pune, apo puthja në ballë kur ke temperaturë, nuk krahasohen me asgjë tjetër. Duhet të ndihesh krenar dhe i lumtur që nuk ke pranë vetes një femër që tëkërkon:

“Më bli një unazë të re”, por të kërkon: “Më shkruaj kur të mbërrish në shtëpi”, apo “Mbulohu se bën ftohtë jashtë”, apo që të hapë krahët dhe të thotë: “Eja këtu, mendohem unë për ty”. Ndjehu krenar që ke pranënjë femër që të do, edhe kur nuk ke asgjë, si dhe të inkurajon për të realizuar projektet e tua. Ka miliona vajza tëbukura në botë, ama vetëm njëra arrin që të të përqafojë pas një dite tëlodhshme dhe të bëjë ta harrosh gjithëpeshën e jetës. 

Ama duhet të ndihesh krenar që ke pranë një person të tillë, pasi më beso, është e vështirë të gjesh dikë qëtëkuptojë në gjithçka dhe të gjendet pranë, edhe kur nuk ke asgjë. Është e vështirë të gjesh dikë që tëmbështesë nëçdo hap tëndin dhe përditë të mendojë për lumturinë tënde, përpara lumturisë së saj. Këtëgjë arrin ta kuptosh mësë miri, kur e humbet dikë që vërtet ia vlente në jetën tënde. 

Ndaj, për ta parandaluar një moment të tillë, bëj gjithçka që mundesh për ta mbajtur pranë dikë që vërtet ia vlen. Bëje të lumtur dhe mos e humb kohën tënde me persona të përkohshëm. Nëse ke pranë dikë që tëdo fort, shfrytëzojë kohën tënde të lirë, edhe nëse e ke të reduktuar, për ta bërë atë të lumtur. Bëje atëperson prioritet nëjetën tënde, pasi është tepër e vështirë të gjesh një person me vlerë në ditët e sotme. Mos bëj gabimin qëdashurinë e dikujt ta marrësh të mirëqenë dhe të mos mundohesh për ta bërë tëlumtur, pasi dashuria duhet tëjetë reciproke dhe ajo e ka gjithmonë një fund kur është e njëanshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat